LAJMI I FUNDIT:

Mikel Arteta i del në mbrojtje yllit të Arsenalit pasi u quajt ‘dështimi i sezonit’

Mikel Arteta i del në mbrojtje yllit të Arsenalit pasi u quajt ‘dështimi i sezonit’

Mikel Arteta i ka dalë në mbrojtje Raheem Sterlingut dhe ka marrë përgjegjësi për mungesën e minutave të tij, pasi sulmuesi anglez u cilësua si ‘dështimi i sezonit’.

Sterling e kompletoi transferimin befasues tek Arsenali në formë huazimi në ditën e fundit të afatit kalimtar, pasi mbeti jashtë planeve të trajnerit të ri Enzo Marseca.

Maresca e informoi Sterlingun se ai nuk është pjesë e planeve të tij për këtë sezon duke e lënë reprezentuesin anglez jashtë ndeshjes së parë të kampionatit ndaj Manchester Cityt.


Sterling kishte shpresuar se ai do mund ta ‘ringjallë’ karrierën e tij tek Arsenali, por ka hasur në vështirësi për të marrë minuta nën urdhrat e Artetas, duke luajtur titullar në vetëm dy ndeshje në Ligën Premier.

Roli i tij tek Arsenali bëri që ish-sulmuesi i Liverpoolit, Stan Collymore, ta cilësonte Sterlingun si njërin prej ‘dështimeve të sezonit’ muajin e kaluar.

Por Arteta ka marrë përgjegjësi për vështirësitë nëpër të cilat po kalon Sterling dhe ka insistuar se përkushtimi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm.

Eksod tek Arsenali, gjashtë lojtarë të ekipit të parë janë vendosur në shitje
Lexo po ashtu Eksod tek Arsenali, gjashtë lojtarë të ekipit të parë janë vendosur në shitje

“Do të doja ta shihja më shpesh të jem i sinqertë dhe kjo ka të bëjë me mua. Përkushtimi i tij rreth skuadrës ka qenë i jashtëzakonshëm dhe tani më përket mua t’i jap më shumë minuta”.

“Kjo është arsyeja pse e futa ndaj Forest, kjo është pse doja ta fusja ndaj Sporting, tani po futet në atë ritëm sepse ai me të vërtetë mund të ketë një ndikim tek skuadra”, ka thënë Arteta./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

La Liga
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Kalo në kategori