LAJMI I FUNDIT:

Microsoft Windows do të jetë pa pagesë për prodhuesit e telefonave, tabletëve

Microsoft Windows do të jetë pa pagesë për prodhuesit e telefonave, tabletëve

Me sa duket raportet e mëhershme të cilat sugjeronin se Microsoft është duke menduar eliminimin e çmimit për përdorimin e sistemit të saj operativ Windows janë të vërteta.

Kjo pasi që kompania amerikane ka njoftuar dje gjatë ditës se Windows do të ofrohet pa pagesë për të gjithë prodhuesit e pajisjeve mobile, si telefonat e mençur, tabletët dhe pajisjet tjera të lidhura me internet, madhësia e ekranit të të cilave është më e vogël se 9 inç.

Dhe ky vendim i Microsoft mund të vlerësohet si tepër i rëndësishëm, kur dihet se çmimet e licencave për softuerin e saj kanë qenë ndër burimet kryesore të të hyrave për kompaninë amerikane.

Me këtë vendim, Microsoft është duke u përpjekur shumë që të luftojë me rivalët e saj kryesor, si Android dhe Chrome OS, të cilat tashmë dihet se popullaritetin e tyre e kanë arritur pikërisht për shkak të ofrimit pa pagesë për prodhuesit. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
Sam Altman: OpenAI ka qenë në

Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur

Teknologji
Zuckerberg optimist pas rikthimit të Trumpit

Zuckerberg optimist pas rikthimit të Trumpit

Teknologji
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Teknologji
Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të  jetë gati sa Manhattan

Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Teknologji
Microsoft e bën modelin o1 të OpenAI falas për të gjithë përdoruesit e Copilot

Microsoft e bën modelin o1 të OpenAI falas për të gjithë përdoruesit e Copilot

Teknologji
Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Teknologji
Kalo në kategori