LAJMI I FUNDIT:

Microsoft sjell Windows 9 më 30 shtator

Microsoft sjell Windows 9 më 30 shtator

Microsoft është duke e mbajtur një ngjarje më 30 shtator, të cilën ia ka dedikuar sistemit të saj operativ Windows, duke lënë të kuptohet se kompania së shpejti do ta prezantojë versionin më të ri të platformës së saj - Windows 9.

Ngjarja e cila do të mbahet në San Francisko besohet se do ti shfaq karakteristikat e reja që do të vijnë me Windows 9, ndërsa foksui kryesor i kësaj platforme do të jetë tek bizneset dhe organizatat.

Pritjet janë që Microsoft do të prezantojë Windows Technical Preview për zhvilluesit. Ky version do të jetë publik vetëm pas lansimit zyrtar të Windows 9, dhe atëherë tiparët testuese të saj do të jenë zyrtare. (Telegrafi)