LAJMI I FUNDIT:

Microsoft prezanton aplikacionin Send

Microsoft prezanton aplikacionin Send

Para disa muajsh, ishte mësuar se Microsoft është duke e përgatitur një aplikacion të ri, i cili tanimë është zbuluar dhe quhet Send.

I njëjti fillimisht është në dispozicion për iOS, por në ndërkohë do të vijë edhe në Android dhe Windows Phone.

Shërbimi e përdor emailin si shërbim për ta krijuar platformën e komunikimit me mesazhe, të cilat paraqiten vetëm kur ato dërgohen nga lista juaj e Send, dhe jo nga i gjithë inboksi.

Mesazhet e Send do të paraqiten në inboksin tuaj në kompjuterin personal. Siç thotë Microsoft, shërbimi funksionon për cilindo përdorues që ka email adresë.


Qëllimi është për t’i reduktuar fërkimet dhe kohën e kaluar me email, por në të njëjtën kohë, pa e humbur komoditetin e shërbimit dhe infrastrukturës që përdoret nga miliarda konsumatorë. (Telegrafi)