LAJMI I FUNDIT:

Microsoft me emra të njohur për promovimin e Windows Phone 8

Microsoft me emra të njohur për promovimin e Windows Phone 8

Pas daljes në skenë të Jessica Alba në ndodhinë e fundit nga Microsoft për lansimin e Windows Phone 8, kompania ka filluar të shtoj numrin e fytyrave publike për të promovuar sistemin e fundit operativ të dizajnuar nga Redmond.

Një hap të ngjashëm ka bërë edhe Apple në reklamimin e aplikacionit Siri kurse së fundmi AT&T dhe Nokia po përdorin ikonën Will Arnett për të promovuar Lumia 920 në Amerikë.

Ndërsa, në Britani të Madhe Microsoft ka punësuar prezentuesen televizive Holly Willoughby në reklamën e fundit të telefonave Windows Phone 8 për Kid’s Corner. Në anën tjetër, Nokia po përdor video klipin më të ri të këngëtares Ke$ha për të promovuar Lumia 920.

Sipas disa burimeve të afërta me Microsoft, kompania pritet te filloj kampanjën reklamuese të Windows Phone 8 të dielën, gjatë lojërave NFL në SHBA.


WPCentral ka raportuar që Microsoft do të lëshoj reklamën një minutëshe e cila shfaq aspektin e personalizimit të Windows Phone 8.

Ndërsa, gazeta britaneze The Sun, ka raportuar së fundmi se ikonat e reja që do t’i përfshijë kampanja e Microsoft në Britani të Madhe pritet të jenë emrat si Jay-Z, Gwen Stefani dhe James Corden. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Teknologji

"Diçka shkoi keq, provoni ta rifreskoni", X jashtë funksionit për mijëra përdorues në mbarë botën

Teknologji
Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Teknologji
U prezantua kompjuteri me qeliza të trurit të njeriut

U prezantua kompjuteri me qeliza të trurit të njeriut

Teknologji
Kalo në kategori