LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Punëtori në Maqedoni duron trysni dhe kërcënime

Mickoski: Punëtori në Maqedoni duron trysni dhe kërcënime

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski nëpërmjet një njoftimi uroi për Ditën ndërkombëtare të punës 1 majin.

“Më lejoni të uroj Ditën ndërkombëtare të punës 1 majit të gjithë atyre që me punën e tyre, angazhimin dhe me fuqi sigurojnë ekzistencën për veten dhe familjet e tyre, dhe të gjithë njerëzve punëtorëve që me duart e tyre krijojnë vlera edhe për veten edhe për shtetin”, shkruan Mickoski, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ai shton se pa punëtor s’ka ekonomi dhe për këtë shkak punëtori duhet të respektohet dhe vlerësohet. “Kjo tani nuk është kështu. Punëtori në Maqedoni duron padrejtësi, trysni, kërcënime. Puna e tij shpesh herë nuk paguhet, ndërsa padrejtësitë bëhen më të madha. S’ka as 500 euro pagë që Qeveria i premtonte, as 100.000 denarë pagë për mjekët, as kthim të TVSh-së”, thotë Mickoski.

Sipas tij nuk ka asgjë nga ajo që premtonin nga pushteti dhe se kjo gjendje duhet të ndryshohet në mënyrë të sigurojmë kushte më të mira për punëtorët, paga më të larta, kthimin e respektit për punëtorin në shoqëri.

“Ndryshimet nisin nga vetë neve. Të jemi ndryshimi që duam ta shohim në vend. T’i kundërshtojmë të gjitha politikat e këqija dhe të luftojmë për më mirë”, tha mes tjerash Mickoski duke cekur cekur se punëtori duhet të vlerësohet ashtu siç meriton./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori