Mickoski: Ata që ndryshuan emrin e vendit, nuk mund të vendosin linja të kuqe

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot tha se ata që ndryshuan emrin e vendit, nuk mund të vendosin linja të kuqe, lidhur me çështjen e Bullgarisë.
"Gjëja e dytë që duhet ta komentoj është njëfarë propozimi për “vija të kuqe”, për çështjen me fqinjin tonë lindor. Me kënaqësi e pres atë propozim të shoh se si do të jetë, jam në pritje, me padurim e pres – nga ata të njejtët që pranuan deklaratë për mosndryshimin e emrit, e pastaj e ndryshuan, nga ata që thoshin se nuk ka ultimatume, e pastaj e sollën propozimin francez, nga ata që thoshin “ajdeni të dalim në referendum”, e pastaj nuk i njohën rezultatet e tij", tha Mickoski.
Kryeministri Mickoski tha se deri sa ai është Kryetar i Qeverisë, nuk do të ketë loja me çështje të tilla, duke theksuar se prioritet janë integrimet evropiane, por ajo rrugë nuk guxon të jetë më i turpshëm.
"Le të shohim çfarë janë ato vija të kuqe, ngjyra e të cilave do të jetë më e zbehtë se ngjyra më e bardhë, sepse nuk mund të flitet në të njëjtën kohë për vija të kuqe, e të thuhet “duhet të pranohet gjithçka që është mbi tavolinë, pa kushte”. Por ju them, të jeni të sigurt, përderisa unë jam kryeministër, nuk do të ketë lojëra me çështje të tilla. Shteti do të jetë i sigurt. Prioriteti ynë janë integrimet evropiane. Kanë qenë, janë dhe do të mbeten, por ai rrugëtim nuk guxon më të jetë i turpshëm", thotë Kryeministri./Telegrafi/

















































