Aktorja britanike, Michelle Keegan, u shfaq mahnitëse në ditën e 11-të të Festivalit të Filmit në Kanë, ku mori pjesë në eventin “L'Oréal Light on Women”, një çmim që mbështet regjisoret në zhvillim.

E veshur me një fustan të bardhë elegant pa rripa, me korse, dhe një kapelë dramatike, Keegan tërhoqi vëmendjen para premierës së filmit The Mastermind.


Pamjen e saj e kompletonin një gjerdan diamanti dhe sandalet saten, duke u kthyer në një nga paraqitjet më të komentueshme të festivalit, shkruan DailyMail.

Ngjarja, e prezantuar këtë vit nga Viola Davis, nderon regjisore të shquara nga gara e filmave të shkurtë, si fituesja e vitit të kaluar, Viv Li.

Në të njëjtën ditë, edhe Gillian Anderson u shfaq me një fustan jeshil pranveror, duke sjellë një tjetër moment stilistik në Kanë.

Festivali, i mbushur me yje dhe debutime të shumta regjisoriale si Kristen Stewart dhe Scarlett Johansson, përmbyllet të shtunën me ndarjen e Palmës së Artë.

Këtë vit, festivali po zhvillohet nën rregulla të reja që ndalojnë lakuriqësinë në tapetin e kuq, si pjesë e një përpjekjeje për të ruajtur formalitetin dhe respektin për eventin. /Telegrafi/