Aktori i njohur, Michael K. Williams, që vdiq dje (e hënë), ishte duke punuar me Departamentin e Policisë së New Yorkut në një seri dokumentarësh që do të tregonin se si do të dukej e ardhmja e policisë dhe asaj se çfarë mund të arrijnë policët dhe qytetarët nëse do të bashkëpunonin krah për krah me njëri-tjetrin, kanë treguar burimet e afërta me familjen e aktorit ekskluzivisht për DailyMail.

Williams, 54 vjeç, u gjet pa ndjenja në dhomën e ndenjes në apartamentin e tij në Williamsburg nga nipi i tij, të hënën pasdite me dyshimet e para se vdiq nga një mbidozë.


Burimet e policisë e përshkruan Williams si "lajmëtarin e besueshëm të fundit" dhe një ambasador ideal midis policisë dhe komunitetit, duke pasur parasysh historinë e tij, i rritur në projektet e strehimit në Brooklyn dhe duke parë nga dora e parë se si familja dhe miqtë u kapën në sistemin e drejtësisë penale.

Screenshot 31 1 Foto: DailyMail

Burimet thanë se William nuk dëshironte asgjë më shumë se sa të zhdukte ndarjen në mes policisë dhe komuniteti përmes mirëkuptimit të plotë së bashku.

Screenshot 32 1 Foto: HBO/DailyMail

Sipas të njëjtave burime dokumentari ishte në fillimet e tij, me një hap paraprak dhe plan veprimi, por asnjë filmim nuk ishte xhiruar ende.

Komisionari i NYPD, Dermot Shea, konfirmoi të martën se ai ishte takuar me William për të diskutuar për partneritetin.

“U takova me Michael më herët këtë vit. Ne u takuam dhe u përpiqem që të bashkëpunonim për t’i bërë gjërat me të dhe departamentin e policisë”, tha Shea për Good Day New York.

Screenshot 33 Foto: Adam Gray/DailyMail

William ishte kandidati i përkryer për këtë punë, pasi ai u paraqit në dokumentarin "VICE" në vitin 2018, i cili shqyrtoi sistemin e drejtësisë për të mitur.

Ai ishte i njohur më së miri edhe më rolin e tij në “The Wier” që u xhirua nga viti 2002 deri më 2008. Roli i tij i fundit ishte në dramën “Lovecraft Country”.

Aktori la pas vetës një djalë, Elijah, ndërsa ishte në lidhje me aktoren, Tasha Smith. /Telegrafi/