Michael Jordan është atleti i vetëm me një vlerë neto më të lartë se Kim Kardashian

Legjenda e basketbollit, Michael Jordan, vlen më shumë se sa ylli i famshëm, Kim Kardashian.
Ish-lojtari i “Chicago Bulls”, ka një pasuri prej rreth 2.2 miliardë dollarësh, ndërsa Kim Kardashian një pasuri prej 1.2 miliardë dollarësh.
Jordan u bë një super yll gjatë viteve 1990 dhe tani është një biznesmen i suksesshëm, me gamën e tij të veshjeve ‘Jordan’ duke arritur kështu një sukses të jashtëzakonshëm.
58-vjeçari luajti 15 sezone në NBA dhe fitoi gjashtë kampionate me “Chicago Bulls”.
Biografia e tij në faqen zyrtare të NBA thotë: "Me brohoritje, Michael Jordan është basketbollisti më i madh i të gjitha kohërave".
Lista e atletëve më të pasur sipas Wealthy Gorilla:
1. Michael Jordan 2. Vince McMahon 3. Jon Tiriak 4. Anna Kasprzak 5. Tiger Woods 6. Edi Jordan 7. Bridgeman Junior 8. Lionel Messi 9. Magic Johnson 10. Michael Schumacher 11. Roger Staubach 12. Cristiano Ronaldo 13. Lebron James 14. David Beckham 15. Floyd Mayweather 16. Roger Federer 17. Greg Norman 18. Jack Nicklaus 19. Phil Mickelson 20. Shaquille O'Neal 21. Duein Xhonson 22. Vinnie Johnson 23. Alex Rodriguez 24. Dale Earnhardt Jr. 25. George Foreman 26. Lewis Hamilton 27. Fernando Alonso 28. Gary Player 29. Grant Hill 30. Kimi Raikkonen. /Telegrafi/



























































