Miami e fillon me humbje, Sacramento e Boston fitojnë me vështirësi

Denver Nuggets-Sacramento Kings ka qenë një nga sfidat më spektakolare të javës së parë në NBA, me miqtë që ia dolën të triumfojnë me vetëm dy pikë diferencë, vetëm pas luajtjes së kohës shtesë, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 112-112.
Në “Ball Arena” të Denverit, sfida nisi shumë mirë për Nuggets, të cilët të udhëhequr edhe nga forma mjaft e mirë e serbit Jokiç, arritën të fitojnë fraksionin e parë dhe të dytë, por gabuan totalisht në të tretin, që foli për miqtë e Sacramento Kings.
Vendasit u kthyen mirë në lojë në pjesën e fundit dhe arritën të rikthejnë baraspeshën, duke çuar ndeshjen në kohën shtesë, aty ku u duk se Denver do të merrte fitoren, pasi në një moment rezultati shkoi 122-118, por në mënyrë surprizë Sacramento shënoi gjashtë pikë në momentet e fundit dhe përmbysi gjithçka.

Pas humbjes dje të kampionëve në fuqi Los Angeles Lakers, dështoi në ndeshjen e parë edhe skuadra finaliste, Miami Heat, që u mposht me rezultatin 113-107 në transfertën ndaj Orlando Magic – transmeton SuperSport.
Në “Amway Center” të Orlandos, pjesa e parë dhe e tretë shkuan në favor të Miamit, por dy të tjerët në favor të vendasve, të cilët fraksionin e fundit e fituan me 10 pikë diferencë dhe ia dolën ta nisin mbarë sezonin.
Një tjetër sfidë mjaft interesante ishte edhe ajo e zhvilluar në “TD Garden” të Bostonit, me Celtics që fituan me vetëm një pikë diferencë ndaj Milwaukee Bucks, me shifrat finale 122-121. Greku Antetokounmpo ishte sërish protagonist për Bucks, me 35 pikë të shënuar, 13 topa të rikuperuar dhe dy asiste, ndërsa për vendasit spikatën Brown dhe Tatum.
View this post on Instagram
Kanadezët e Toronto Raptors e nisën me humbje sezonin, pasi u mposhtën 99-113 nga New Orleans Pelicans, në një sfidë ku kamerunasi Siakam nuk arriti të ngjitet në nivelin e pritshmërive dhe e mbylli me vetëm 20 pikë të shënuar.
Ndërkohë kamerunasi tjetër Joel Embiid u shfaq protagonist me 29 pikë, 14 topa të rikuperuar dhe 2 asiste, duke ndihmuar që Philadelphia 76ers ta nisë sezonin me fitore 113-107 ndaj Washington Wizards.
Në ndeshjet e tjera, San Antonio Spurs triumfoi me shifrat 119-131 në transfertën ndaj Memphis Grizzlies, e udhëhequr nga dyshja DeRozan-Murray, ndërsa Cleveland Cavaliers mposhti 121-114 Charlotte Hornets.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Guimaraes me marrëveshje speciale me Newcastle, do të largohet për një çmim të ulët në verë

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker