Jonathan Hargreaves
Meqë ky muaj është Muaji i Historisë së Njerëzve me Ngjyrë, kjo më bën të reflektoj se si kanë ndryshuar gjërat që nga viti 1978 kur pashë për herë të parë një lojë futbolli në stadium. Atëbotë, në lojën West Ham – Liverpool (West Ham-i humbi, dhe mjerisht ranë nga liga për pasojë) nuk kishte asnjë lojtar me origjinë etnike që nuk ishte e bardhë. Të shtunën e kaluar, gjashtë nga lojtarët e West Ham-it në fitoren tonë 4-1 – duke përfshirë dy nga golashënuesit tanë – ishin lojtarë me ngjyrë. Kjo kaloi pa asnjë koment.
Muaji i Historisë së Njerëzve me Ngjyrë filloi në Shtetet e Bashkuara në vitet ’20 të shekullit XX; në Mbretërinë e Bashkuar filluam ta kremtonim në vitin 1988, dhe këtë e bëjmë çdo tetor. Këtë vit tema është “rikthimi i narrativave”, me fokus në korrigjimin e pasaktësive dhe amplifikimin e storjeve të patreguara të personave me ngjyrë.
Një nga storjet e patreguara të futbollit është se disa nga ekipet e sotme të Premier League kanë pasur lojtarët e tyre të parë me ngjyrë shumë dekada më parë. Fred Corbett, i cili mbetet një figurë shumë e rëndësishme në historinë e West Ham United, ishte lojtari i parë me ngjyrë që e përfaqësoi klubin duke luajtur në 38 përballje dhe duke shënuar 15 gola midis shtatorit 1899 dhe dhjetorit 1901. Por, u desh të priten vitet 1970-‘80, që lojtarët me ngjyrë të bëheshin shumë më të zakonshëm. Më kujtohet stuhia mediatike kur Laurie Cunningham u bë futbollisti i parë me ngjyrë në nivelin e Përfaqësueses Shpresa të Anglisë në vitin 1977, dhe kur Viv Anderson u bë lojtari i parë me ngjyrë që luajti për ekipin e plotë të Anglisë në vitin 1978 (viti i lojës vetëm me futbollistë të bardhë që pashë në Londër).
Kur ia nisa të shikoja më shumë futboll, në vitet ’80 të shekullit të kaluar, racizmi ishte tmerrësisht normal. Më kujtohen si tifozët që bënin buuu… dhe ulërinin komente raciste kundër lojtarëve me ngjyrë në ekipet kundërshtare, dhe ndonjëherë edhe në ekipin tonë. Kjo ishte epoka e nëpërkëmbjes, siç ishte hedhja e bananeve në fushë drejt lojtarëve me ngjyrë. Më vjen turp sa herë që e kujtoj, por nuk më shkonte mendja të reagoja kur e shihja që ndodhte para meje.
Përkundër diversitetit etnik në rritje të shpejtë në Britani, në lojëra vinin pak tifozë me ngjyrë apo aziatikë. Ata që vinin, e dinin që keqtrajtimi racist vinte jo vetëm nga tifozët kundërshtarë, por edhe nga ata që i rrethonin dhe mbështesin të njëjtin ekip. West Ham-i është në Londrën lindore, një zonë me një popullsi të konsiderueshme me ngjyrë dhe aziatike, por kur shkova në stadium për lojën e klubit të tyre, tifozët ishin 99 për qind të bardhë, madje edhe gjatë viteve 1980-‘90 kur ekipit po i shtohej diversiteti. Vetëm gradualisht, viteve të fundit, baza e tifozëve ka arritur ta përfaqësojë më mirë diversitetin e Londrës lindore.
Në vitin 1993, një aktivist kundër racizmit, Herman Ouseley, themeloi një organizatë të quajtur, Kick It Out [Hidhe jashtë] – fillimisht e quajtur Let’s Kick Racism Out of Football [Ta hedhim racizmin jashtë nga futbolli]). Mjerisht, ai vdiq këtë muaj, më 3 tetor, pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme duke përfshirë edhe Dhomën e Lordëve. “Lord Ouseley ishte një titan në trajtimin e diskriminimit në futboll”, deklaroi shoqata Kick It Out pas vdekjes së tij. Kur i shihni lojtarë e sotëm në takimet e Premier League-së “të ulen në gju”, dhe gjithë punën më të gjerë nga klubet për trajtimin e racizmit, një pjesë e madhe e kësaj është falë Lord Ouseleyt.
Në vitin 2002, njëmbëshjetëshja e Arsenal-it kishte numrin rekord prej nëntë lojtarësh me ngjyrë. Kjo kishte rëndësi për njerëzit. Edhe atëherë, trajneri i Arsenal-it, Arsene Wenger, u përball me kritika në gazetat britanike dhe iu tërhoq vërejtje se duhej të siguronte “lojtarë më të përshtatshëm për kulturën angleze”. Por, në kampionatin 2003-‘4, Arsenal-i i Wengerit – ‘Invincibles’ [Të pathyeshmit] – luajti krejt sezonin pa pësuar asnjë humbje. Wengeri nuk i pranonte stereotipat dhe siguroi lojtarë nga Franca dhe Afrika që ndoshta ishin të nënvlerësuar, për shkak të supozimeve raciste në thelb, rreth aftësive të tyre. Wengeri i dinte dy a tri gjëra për talentet e futbollit: në vitin 2016 e bëri Granit Xhakën pjesë të ekipit. Menaxherët dhe skautët e tjerë filluan të mos mbështeten në parandjenjat e tyre (shpesh me paragjykime) dhe ia nisën t’i përdorin pak më shumë të dhënat, veç që t’i qepeshin Wengerit dhe Arsenal-it nga pas.
Edhe pse lojtarët me ngjyrë si Vincent Kompany, Virgil Van Dijk dhe Patrick Vieira kanë demonstruar se janë udhëheqës të hatashëm për ekipet e tyre, lojtarët me ngjyrë kanë ende më shumë gjasa të përballen me dyshime kur flitet për karakteret e tyre dhe kredencialet e tyre për udhëheqje. Ka ende shumë pak menaxherë dhe trajnerë me ngjyrë, dhe në të vërtetë shumë pak lojtarë aziatikë.
Shumica e tifozëve nuk janë racistë dhe disa prej nesh janë antiracistë dhe krenarë për diversitetin shumetnik të ekipit anglez. Na e ngrohën zemrën lidhjet e forta dhe mbështetja që i japin njëri-tjetrit lojtarët me prejardhje të ndryshme, dhe në Kampionatin e fundit Evropian ishin Jude Bellingham, Bukayo Saka, Ollie Watkins dhe Marc Guehi që shkëlqyen me të vërtetë.
Por, një pakicë e tifozëve racistë ende e qelbin lojën angleze. Kur i humbën penalltitë në finalen e Kampionatit Evropian 2020, Marcus Rashford, Saka dhe Jadon Sancho u bënë cak i abuzimeve të tmerrshme raciste në rrjetet sociale. Kryeministri ynë dhe Asociacioni i Futbollit e dënuan këtë fenomen dhe policia bëri njëmbëdhjetë arrestime.
Pra, nëse më pyetni, “pse lojtarët ende ulen në gju para fillimit?” – dhe “a kemi ende nevojë për Let’s Kick it Out? – aty do ta gjeni përgjigjen. Teksa do ta përcjell ekipin e Kosovës sonte, do të mendoj për numrin ende të vogël të lojtarëve me origjinë afrikane dhe nga etni të tjera që e pasurojnë futbollin kosovar (pata kënaqësinë të takoja disa prej tyre kur vizitova KF Llapin ca javë më parë). Dhe, me popullsinë e Kosovës që vazhdon të diversifikohet, siç edhe do të vazhdojë të bëjë derisa ta gjejë vendin që i takon në mesin e shteteve shumetnike evropiane, faktin që veç priten Bellinghamët dhe Sakat e Kosovës të dalin në fushë dhe ta udhëheqin ekipin drejt lavdisë, a del kush ta mohojë?
(Autori është ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët