Toptha që, për gatimin e tyre, ju nevojiten më pak se dhjetë minuta 

Një meze me krem djathi dhe produkte deti është e mrekullueshme për të gjitha festat, por edhe për darkën.


Përbërësit:- 1 qepë e re,- 14 shkopinj gaforresh të copëtuara (mund të përdorni edhe sardele ose skumbri).- 5 lugë krem djathi.Përgatitja:

Produktet e detit dhe qepën e re i grini jo shumë imët, më pas i përzieni.

Nëse përdorni gaforre, sardele ose skumbri, kullojini mirë.

Përziejini me krem djathi dhe bëni toptha të vegjël.

Ju bëfshin mirë, - transmeton Telegrafi.