Mexhiti: Trikafta arriti në Klinikën e Fëmijëve, revolta e familjarëve ka qenë e justifikuar

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, mbajti sot konferencë për shtyp në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e mbërritjes së ilaçit Trikafta për pacientët me fibrozë cistike.
Ai tha se për shkak të procedurave burokratike që krijuan panik tek pacientët me fibrozë cistike, revolta e familjarëve dhe të afërmve të tyre ishte e justifikuar.
“Edhe revolta e publikut ishte e justifikuar dhe ne si Qeveri duhej të ndryshonim diçka. Si ministër i Shëndetësisë dhe mbi të gjitha si mjek tashmë prej kohësh, pacientët e mi dhe shëndeti i tyre kanë qënë gjithmonë në vend të parë. Gjithmonë jam zotuar për zgjidhjen e nevojave të pacientëve, siç janë nevojat për ilaçe, diagnostifikim, ndihmesa, por edhe për nevojat e përditshmërisë së pacientëve, të gjitha këto të zgjidhen sa më parë të jetë e mundur. Pengesat burokratike nuk mund dhe nuk duhet të jenë arsye për shëndetin e qytetarëve”.
“Ilaçi Trikafta tashmë ndodhet në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve. Me 100 milionë denarë është marrë terapia për muajt në vijim. Gjithashtu, për ilaçin janë planifikuar edhe 854 milionë denarë, për vitin 2024 dhe 2025, kështu që pacientëve me fibrozë cistike, t’u sigurohet terapi edhe për dy vitet e ardhshme”, tha Mexhiti.
Ai shtoi se pacientët me fibrozë cistike përfshihen në terapi në faza, sipas Protokollit dhe kritereve të sakta të vlerësimit, merret vendimi për marrjen e terapisë.
“Lista e pacientëve është bërë nga Komisioni i Ekspertëve, pas ekzaminimeve mjekësore të të gjithë pacientëve me fibrozë cistike, sipas pikëve të marra. Ilaçi Trikafta është një ilaç i sigurt, i miratuar nga Agjencioni Evropian i Mjekësisë. Ajo që është shumë e rëndësishme, efekti i terapisë është i shpejtë, domethënës dhe i qëndrueshëm. Në Evropë, ilaçi është terapi standarde për trajtimin e pacientëve me fibrozë cistike”, tha Mexhiti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa