LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti për Ligjin për gjuhët: Qytetarët dhe institucionet ta marrin me qetësi, nuk duhet të preket Marrëveshja e Ohrit

Mexhiti për Ligjin për gjuhët: Qytetarët dhe institucionet ta marrin me qetësi, nuk duhet të preket Marrëveshja e Ohrit

Zv.kryeministri Izet Mexhiti, sot ka folur për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili më 11 dhjetor do të jetë në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet kushtetutshmëria e tij.

Mexhiti ftoi qytetarët dhe institucionet që ta marrin me qetësi këtë punë, ndërsa i bëri thirrje edhe Gjykatës Kushtetuese që këtë çështje ta sheh edhe si politike, jo vetëm juridike, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ftoj institucionet dhe qytetarët ta marrin me qetësi këtë punë. Ftoj Gjykatën Kushtetuese që ta sheh si çështje politike, jo vetëm juridike. Ligji i gjuhëve del nga Marrëveshja e Ohrit që është shtyllë e këtij shteti të ri, Kushtetuta e re është ndërtuar mbi Marrëveshjen e Ohrit, dhe kushdo që e prek Marrëveshjen e Ohrit ka prekur marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin e këtij shteti”.


“Ftoj edhe një herë që me gjakftohtësi të gjithë të kontribuojmë që ta mbyllim këtë çështje si duhet. Nuk është çështje që duhet të merren vendime ad-hoc, është çështje e rëndësishme, jo për ne, por për të gjithë shtetin. Jam optimist që do e mbyllim si duhet”, tha Mexhiti.

Ndryshe, nga partia opozitare shqiptare BDI, sot paralajmëruan se 11 dhjetori është dita kur mund të ndryshojë gjithçka, duke thënë se nuk do të mbajnë përgjegjësi për pasojat e mundshme nëse shfuqizohet Ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili rregullon përdorimin e gjuhës shqipe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Lajme
Kompania

Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

Lajme
Kalo në kategori