Mexhiti: Partneriteti me bizneset është kyç për zhvillimin ekonomik të vendit

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, mori pjesë në ngjarjen “Dita e Hapur” të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërjet qeverisë dhe komunitetit të biznesit për zhvillimin ekonomik të vendit.
Në fjalimin e tij, Mexhiti shprehu falënderime për kryetarin e Odës, Mendi Qyra, drejtorin e Agjencisë për Investime të Huaja dhe promovim të Eksportit, Refik Xhemaili si dhe përfaqësuesit tjerë të lartë të institucioneve, duke nënvizuar masat konkrete të ndërmarra nga qeveria për të krijuar një klimë të favorshme për bizneset. Ai theksoi se synimi kryesor i këtyre masave është zhvillimi i një ekonomie dinamike, konkurruese dhe të qëndrueshme, duke u përqendruar në fuqizimin e sipërmarresve dhe thithjen e investimeve të huaja.
“Qeveria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për mbështetjen e bizneseve dhe nxitjen e investimeve. Një nga masat kyç është krijimi i linjës kreditore prej 250 milionë eurosh nga Hungaria, e cila ofron kushte ndër më të favorshmet në rajon, duke u mundësuar bizneseve qasje të lehtë në financim pa diskriminim. Fillimi i ndërtimit të Korridorit 8-të është një injeksion i madh financiar për kompanitë lokale dhe do të krijojë mundësi të reja përfitimi për të paktën 48 muajt e ardhshëm”, deklaroi Mexhiti.
Gjithashtu, sipas Mexhitit qeveria aktuale ka përmirësuar politikën fiskale, duke ulur taksat për bizneset e vogla dhe të mesme, si dhe duke ofruar mbështetje financiare për sipërmarresit e rinj. Këto përfitime përfshijnë grante, kredi me kushte të favorshme dhe stimuj për eksportet, duke forcuar ndërkombëtarizimin e produkteve vendase.
Fokusi në reformat në gjyqësor dhe sigurinë e investimeve
Mexhiti theksoi gjithashtu rëndësinë e një sistemi të drejtë dhe të pavarur gjyqësor si një element thelbësor për krijimin e një klime të favorshme për bizneset.
“Varësia e pushteteve të ndryshme nga politika ka ndikuar negativisht në klimën e biznesit në të kaluarën. Ne po punojmë për reformimin e gjyqësorit dhe pavarësimin e tij nga politika dhe politikanët. Vetëm në një ambient të tillë mund të sigurojmë zhvillim të lirë ekonomik dhe investime të qëndrueshme,” tha ai.
Thirrje për bashkëpunim dhe dialog të hapur
Duke u drejtuar përfaqësuesve të biznesit, Mexhiti nënvizoi se qeveria është gjithmonë e hapur për dialog dhe bashkëpunim. Ai inkurajoi komunitetin e biznesit të parashtrojë pyetje, të ndajnë shqetësimet dhe pritshmëritë, duke theksuar që sukseset ekonomike arrihen vetëm me një partneritet të sinqertë mes institucioneve shtetërore dhe sektorit privat.
“Jemi këtu për të ndëgjuar zërint tuaj dhe për të punuar së bashku për zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe konkurruese për vendin tonë,” përfundoi Mexhiti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit