Mexhiti: Ende po punohet në raportin e mbikëqyrjes inspektuese në Gjinekologji, do ta shqyrtojmë dhe publikojmë

Ende po punohet në raportin e mbikëqyrjes inspektuese të Gjinekologjisë, por do të kërkoj që ta shqyrtojmë dhe publikojmë, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti duke u përgjigjur në pyetjen për lehonën e cila tentoi të bënte vetëvrasje. Ai paralajmëroi se do të punojnë në masat për vendosjen e programit për këshillim psikologjik të grave gjatë gjithë shtatzënisë, si parandalim të ngjarjeve të tilla.
“Mendoj se ende po po punohet në raportin e Mbikëqyrjes Inspektuese, por do ta kërkoj, do ta shqyrtojmë dhe do ta publikojmë. Do të njoftoheni në momentin kur do të merrni një raport të tillë”, deklaroi Mexhiti pas promovimit në hapjen e Qendrës së Osteoporozës dhe promovim të aparatit të ri për densitometri në SPQ “8 Shtatori”.
I pyetur se a mendon që t’i fuqizojë spitalet me psikologë pas kësaj ngjarje, Mexhiti theksoi se do të vazhdojnë të punojnë në parandalim, ndërsa planifikojnë të bëjnë program për këshillim psikologjik të grave shtatzëna.
“Ne asnjëherë nuk mund të parashikojmë ngjarje të tilla. Megjithatë bëhet fjalë për ngjarje shumë komplekse dhe të ndjeshme. Do të duhet të punojmë më shumë në parandalim. Për gratë shtatzëna do të bëjmë program që të kenë këshillim psikologjik gjatë gjithë shtatzënisë. Kjo është një nga masat të cilën planifikojmë ta zbatojmë. Nuk e di nëse do të jetë falas, do të shohim se si do të organizohet, por do të ketë fushata për këtë”, tha Mexhiti.
Përndryshe, po vijon mbikëqyrja inspektuese e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë ku të dielën një lehonë tentoi të bënte vetëvrasje.
“Komisioni ka dalë në teren dhe po vijon mbikëqyrja për vërtetimin e gjendjes faktike. Pas përgatitjes së raportit nga ana e ISHSSH-së, publiku do të informohet me kohë”, njoftuan dje nga Ministria e Shëndetësisë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa