Mevlan Shaba doli të premten nga Big Brother VIP Kosova 3.

Ai solli histori të ndryshme në shtëpinë më të famshme në Kosovë, gjersa u përfshi në një ngjarje, e cila ka të bëjë me jetën private.


Teksa është prezent në Prime, ish-konkurrenti theksoi se ka qenë mirë dhe se çdo gjë është në rregull.

Screenshot 43 2 Foto: Screenshot/YouTube

“Është çdo gjë në rregull”, u shpreh ai teksa po fliste për marrëdhënien me partneren aktuale.

Ndërkohë që u pyet për ish-të dashurën, ish-banori tha se nuk ka kontaktuar me të.

Screenshot 44 2 Foto: Screenshot/YouTube

“Nuk ka pasur tentativë nga personat e tjerë që të më kontaktojnë”, shtoi ndër të tjerash Shaba.

Mevlani thotë se për të ka qenë një eksperiencë shumë e mirë dhe se normalisht është i zhgënjyer nga disa banorë. /Telegrafi/