Meta shtyn lansimin e syzeve të reja të realitetit të përzier me emrin e koduar 'Phoenix' në mënyrë që 'të marrë detajet siç duhet'

Meta ka vendosur të vonojë lansimin e syzeve të reja të realitetit të përzier, me emrin e koduar “Phoenix”, duke e shtyrë nga gjysma e dytë e vitit 2026 në gjysmën e parë të vitit 2027.
Vendimi u komunikua në një memo të brendshme nga Maher Saba, VP i Reality Labs, i cili tha se kompania ka nevojë për më shumë kohë për të garantuar cilësi më të lartë.
Në një memo tjetër, drejtuesit Gabriel Aul dhe Ryan Cairns theksuan se zgjatja e afatit u jep “më shumë hapësirë për të bërë gjithçka siç duhet”, duke refuzuar të komprometojnë përvojën e përdoruesit.
Pajisja “Phoenix”, me formë të ngjashme me Apple Vision Pro dhe me një “puck” të jashtëm për fuqi dhe ftohje, sipas punonjësve, mbetet në zhvillim.
Meta po planifikon të sjellë edhe një pajisje të re “limited edition” në 2026, me emrin e koduar “Malibu 2”.
Ndërkohë kompania ka nisur punën për gjeneratën e ardhshme të Quest, që do të fokusohet në lojëra imersive dhe përmirësime të mëdha në performancë.
Reorganizimet në Reality Labs dhe diskutimet për shkurtime deri në 30% të buxhetit po ndikojnë në ritmin e projekteve të reja. /Telegrafi/
















































