Vendosmërinë e Kryeministrit dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës për t’i shkuar deri në fund projektit për të ndërtuar Teatrin e ri Kombëtar mbi rrënojat e atij ekzistues, Ilir Meta e vlerëson si veprimtari kriminale përveçse penale dhe antikushtetuese.
Duke komentuar vendimin e Këshillit Bashkiak të një dite më parë për shembjen e godinave ekzistuese, Meta ripërsëriti edhe njëherë nga Kavaja apelin për të hequr dorë nga plani i shembjes së Teatrit Kombëtar.
“Nuk është se kam diçka të re nga 24 orët e mëparshme kur dola para jush për të sqaruar arsyet e padisë së re në Gjykatë Kushtetuese, por ende nuk mund të besoj disa akte, një pjesë të cilat janë denoncuar edhe në institucionin e Prokurorisë, pasi më duket një papërgjegjshmëri përtej çdo ekstremi dhe përtej çdo llogarie sepse nuk kemi të bëjmë thjesht me një shkelje të Kushtetutës, shkelje të ligjeve, nuk kemi të bëjmë thjesht me përgjegjësi penale të personave që do të përfshiheshin në shkatërrimin e TK, por aktet e bëra publike në 24 orë, flasin në mënyrë të qartë për një veprimtari të mirëstrukturuar kriminale që do të ishte pa amnistueshme në çdo kohë”.
Presidenti kujton opinion e komisioneres europiane për kulturën për çështjen e teatrit dhe deklaron se me planin për shembjen e tij po rrezikohet paqja sociale.
“Në këtë situatë ende pandemie në vend që të merremi me menaxhimin edhe më transparent të saj dhe me përballimin e pandemisë ekonomike, nuk mund të bëjmë një marrëzi të tillë, të tentojmë ti vëmë kazmën TK që do të ishte e barasvlefshme për ti vënë kazmën përpjekjeve tona për të ecur me Maqedoninë për rrugën evropiane, gjithashtu do të ishte një provokim për paqe sociale në vend shpresoj të ketë ende reflektim dhe aktet që kam parë në media të mos jenë të vërteta”.
Kreu i shtetit heq një paralele mes projektit të shembjes së teatrit me prishjen e objekteve të kultit nga regjimi hoxhist.
“Na mjaftojnë kazmat e komunizmit ndaj kishave e objekteve të kulturës”.
Këto komente u përcollën pikërisht nga një objekt kulti, si xhamia e Kavajës, ku Presidenti ishte për të uruar muajin e shenjtë të Ramazanit.
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analisti Arjan Curri: Prokuroria e Kosovës po dyshon se Naimi ka qenë në një lidhje jashtëmartesore me një burrë

Avokatja nga Suedia: Nëse nuk do të zbulohej vrasja e Liridonës, bashkëshorti i saj Naimi, do të përfitonte 850 mijë euro nga sigurimi

Motivet e vrasjes së Liridonës, këshilltarja e Albulena Haxhiut përplaset me ish-hetuesin

Berisha: Nuk ishte plani i vetëm i Naimit, ishte menduar edhe një inskenim me veturë

Babai i Naim Murselit: Nuk më pranuan në rivarrimin e Liridonës, më thanë “miqësia jonë ka përfunduar”

Rama publikon pamje nga bulevardit “Xhorxh Bush”: Magjia e festave erdhi

Lokal me qera në lagjen Bregu i Diellit – zgjidhja e përshtatshme për biznesin tuaj ID-250

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Analisti Arjan Curri: Prokuroria e Kosovës po dyshon se Naimi ka qenë në një lidhje jashtëmartesore me një burrë

Publikohet video e sikletshme e Santianës, zhvishet në sy të banorëve të tjerë për të ndërruar veshjen

Babai i Naim Murselit: Nuk më pranuan në rivarrimin e Liridonës, më thanë “miqësia jonë ka përfunduar”

Berisha: Nuk ishte plani i vetëm i Naimit, ishte menduar edhe një inskenim me veturë

Avokatja nga Suedia: Nëse nuk do të zbulohej vrasja e Liridonës, bashkëshorti i saj Naimi, do të përfitonte 850 mijë euro nga sigurimi

Motivet e vrasjes së Liridonës, këshilltarja e Albulena Haxhiut përplaset me ish-hetuesin