LAJMI I FUNDIT:

Meta pret deputeten e CDU/CSU: Politika shqiptare të mësojë nga Kosova si zgjidhet kriza

Meta pret deputeten e CDU/CSU: Politika shqiptare të mësojë nga Kosova si zgjidhet kriza

Pushimet kanë mbaruar dhe politika ka nisur të bëjë lëvizjet për zgjidhjen e krizës politike e mbetur ende pa zgjidhje.

Në një kohë kur ndërkombëtarët kanë rifilluar negociatat me palët, presidenti Ilir Meta ka ripërsëritur apelin për zgjidhjen e krizës, kësaj herë duke ofruar shembullin e Kosovës.

Nëpërmjet zgjedhjeve të 13 tetorit, sipas Kreut të Shtetit, do të shmangej përshkallëzimi i situatës në vend, ndërsa qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin.


“Nëse politikanët vendas e kanë të pamundur të mësojnë nga vendet me përvojë të konsoliduar demokratike se si zgjidhen krizat, kanë rastin të mesojnë nga një shtet i ri si Kosova se si u jepet mundësia qytetarëve të thonë fjalën e tyre përmes zgjedhjeve të parakohshme për të ardhmen e institucioneve qeverisëse.”, tha Meta.

Meta e bëri këtë deklaratë gjatë takimit me zëvendëskryetaren e grupit parlamentar të CDU/CSU, deputeten gjermane Katja Leikert.

Një ditë më parë ky delegacion u prit edhe nga kreu i PD-së Lulzim Basha e kryeministri Edi Rama.

Presidenti theksoi se nëse do të ishin dëgjuar në kohë sugjerimet e drejtuesve të lartë të CDU, gjendja sot do të ishte krejt e ndryshme.

Më herët, Kreu i Shtetit priti në një takim edhe ish-ambasadorin e Austrisë, Johann Sattler, i cili ka përmbyllur mandatin e tij në vendin tonë./oranews/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Sot pritet të nisë numërimi i votave nga diaspora

Sot pritet të nisë numërimi i votave nga diaspora

Lajme
Kalo në kategori