LAJMI I FUNDIT:

Meta përkujton familjen Jashari: Mirënjohje përjetë dhe nderimin më të lartë për sakrificën sublime

Meta përkujton familjen Jashari: Mirënjohje përjetë dhe nderimin më të lartë për sakrificën sublime

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka shprehur mirënjohje për Komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij në 23- vjetorin e vdekjes së tyre.

Ai thotë se Adem Jashari dhe familja Jashari, frymëzojnë kombin në çdo kohë për mbështetje të palëkundur të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Sipas Metës, të ardhmen e sigurt evropiane kombi ynë do t’ia dalë ta ndërtojë mbështetur mbi sakrificat e Dëshmorëve dhe mbrojtjes së vlerave më të larta që trashëgojmë


“Mirënjohje përjetë dhe nderimin më të lartë për sakrificën sublime të Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes Jashari, që frymëzon kombin në çdo kohë për mbështetje të palëkundur të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Në themelet e shtetit të Kosovës qëndron gjaku i bijve dhe bijave më të mirë të kombit, që ashtu si Jasharët e Drenicës martire 23 vjet më parë, i treguan mbarë botës se çfarë çmimi ka liria për shqiptarët. Të ardhmen e sigurt evropiane kombi ynë do t’ia dalë ta ndërtojë mbështetur mbi sakrificat e Dëshmorëve dhe mbrojtjes së vlerave më të larta që trashëgojmë!”, shkruan Meta në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Drejtësi
Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Lajme
Kalo në kategori