LAJMI I FUNDIT:

Meta paralajmëron padi: Kuvendi ka bërë falsifikim dokumentesh në përpjekjen për të bindur Kushtetuesen

Meta paralajmëron padi: Kuvendi ka bërë falsifikim dokumentesh në përpjekjen për të bindur Kushtetuesen

Presidenti, Ilir Meta në një konferencë për mediat tha se përgjigjet e 72 pyetjeve të dhëna para Gjykatës Kushtetuese, do t’i publikojë në faqen zyrtare të institucionit që drejton.

Meta akuzoi Kuvendin se ka bërë falsifikim dokumentesh në përpjekjen për të bindur Kushtetuesen në shkeljet e tij.

“Do të dorëzojmë padi pasi është një gjë shumë e rëndë dhe tepër kriminale që në Gjykatën Kushtetuese, Kuvendi i Shqipërisë të dorëzojë, pa ia kërkuar askush një provë gjoja të re që është vetëm një falsifikim për të justifikuar dhunimin e procedurave në këtë proces farsë dhe tërësisht politik që synon kapjen e institucionit më legjitim të këtij shteti”, tha Meta.


Këshilltari ligjor i Presidentit pretendon se është falsifikuar dokumenti i rendit të ditës për shkarkimin e Metës.

Shkeljet për të cilat Kuvendi i Shqipërisë pritet ta shkarkojë Ilir Metën
Lexo po ashtu Shkeljet për të cilat Kuvendi i Shqipërisë pritet ta shkarkojë Ilir Metën

Sipas tij, Kuvendi ka ndryshuar urdhrin e kryetarit Gramoz Ruçi duke vendosur datën 5 Maj të përcaktimit të rendit të ditës për të legjitimuar seancën e 7 majit.

“Në urdhrin 19 nuk është data 05.05 por 06.05.2021. Përse bëhet kjo?! A mos lidhet kjo me rrëzimin e një nga shkeljet ku përcaktohet se urdhri për rendin e ditës bëhet jo më vonë se 48 orë”, tha këshilltari ligjor i Presidentit.

Presidenti Meta u shkarkua nga Parlamenti më 9 qershor 2021 me 104 vota, 7 kundër dhe 3 abstenim.

Gjykata Kushtetuese pritet të vërtetojë ose jo fajësinë e Presidentit Meta në shkeljen e dokumentit themeltar të shtetit, Kushtetutës brenda 30 ditëve.

Në konkluzionet e raportit të Komisionit parlamentar Hetimor të ngritur më 8 maj 2021, thuhet se Meta ka shkelur të paktën 5 herë Kushtetutën me deklaratat dhe vendimet para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit, raporton euronewsal.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori