Një mësues i gjimnazit nga Maine mund të ketë fituar titullin e tij të tretë në Librin e Rekordeve Botërore Guinness duke shënuar 1,516 gjuajtje për tre pikë në fushën e basketbollit.

Ryan Martin, një mësues i edukimit fizik në shkollën e mesme Saco, doli në fushën e shkollës dhe tentoi 1,683 gjuajtje për tre pikë brenda një ore, duke shënuar me sukses 1,516 prej tyre.


Qëllimi i Martinit për të thyer rekordin ishte 1,372 goditje, një numër që ai e tejkaloi me 145.

Ai tha se mbështetja e kolegut mësues Nick Wilson dhe një turme studentësh e ndihmuan ta kalonte me sukses këtë përpjekje. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com