LAJMI I FUNDIT:

Messi thyen edhe një rekord, bëhet lojtari me më së shumti fitore në histori të La Ligas

Messi thyen edhe një rekord, bëhet lojtari me më së shumti fitore në histori të La Ligas
Lionel Messi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Ylli argjentinas, Lionel Messi ka seleksionuar edhe një rekord të madh në kampionatin spanjoll, La Liga.

Messi po vazhdon të thyej rekorde çdo ditë e më shumë dhe ta shkruaj emrin e tij me shkronja të arta në futbollin botëror.

Një rekord të tillë, ylli argjentinas e ka arritur edhe sot (e shtunë) në fitoren e Barcelonës 2-0 ndaj Atletico Madridit.


Pasi i barazoi rekordin, Casillas: E përgëzoj Messin, por kam pritur që këtë ta bënte ndonjë lojtar i Realit
Lexo po ashtu Pasi i barazoi rekordin, Casillas: E përgëzoj Messin, por kam pritur që këtë ta bënte ndonjë lojtar i Realit

Fitorja ndaj kryeqytetasve ishte e 335 në karrierën e Messit në La Liga duke e bërë atë lojtarin me më shumë fitore në histori të kësaj lige.

Me këtë fitore, Messi ka lënë pas vete dy legjendat e mëdha spanjolle, portierët Iker Casillas dhe Andoni Zubizarreta me nga 334 fitore.

Ky rekord i pesë herë fituesit të Topit të Artë mund të thellohet edhe më shumë pasi nuk ka indikacione për një largim të tij nga Barcelona.

Lojtari i vetëm aktiv që mund t’ia rrezikoj deri diku këtë rekord është kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos me 301 fitore në La Liga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Pedri e pranon se nuk e meritoi çmimin 'Lojtari i ndeshjes', tregon se cilit bashkëlojtarë do t'ia dhurojë

Pedri e pranon se nuk e meritoi çmimin 'Lojtari i ndeshjes', tregon se cilit bashkëlojtarë do t'ia dhurojë

La Liga
Barcelona synon yllin e Ligës Premier si pasues të De Jongut

Barcelona synon yllin e Ligës Premier si pasues të De Jongut

La Liga
Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori