LAJMI I FUNDIT:

“Messi ishte shumë afër të transferohej te Espanyoli” – kështu thotë Pochettino për shënjestrën e PSG-së

“Messi ishte shumë afër të transferohej te Espanyoli” – kështu thotë Pochettino për shënjestrën e PSG-së

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka rikujtuar kohën kur Lionel Messi ishte shumë afër të kalonte te Espanyoli nga Barcelona në formë huazimi.

Strategu argjentinas ka shprehur hapur se gjatë karrierës së tij si futbollist ka dashur të luante me lojtarët më të mirë, e bashkëkombësi i tij ishte në mesin e tyre.

Pochettino ka treguar për kohën kur Messi ishte shumë afër që t’i bashkohej Espanyolit, por që marrëveshja më pas ishte anuluar.


“Messi te PSG? Asnjë koment. Kur isha te Espanyol ose Southampton, ëndrra ime ishte të kisha lojtarët më të mirë në klub dhe Messi ishte afër që të huazohej te Espanyol”, shpjegoi ish- shefi i Tottenhamit për El Larguero.

“Marrëveshja ishte e avancuar mirë, por ai dha një paraqitje të shkëlqyeshme në para-sezonin Trofeo Gamper dhe ky ishte fundi i kësaj marrëveshje”.

“Ne jemi takuar gjatë viteve në vende të tilla si Londra ose në Itali. Të dy ndajmë dashurinë për Newell’s, pasi të dy erdhëm përmes akademisë së tyre dhe kjo është lidhja jonë e përbashkët”.

“Unë jam i vetëdijshëm për gjithçka që po ndodh [me Messin]. Kam parë të gjithë nga West Ham te Valladolid dhe këto ditë duhet të mbani sytë tek çdo skuadër”.

“Unë me të vërtetë nuk dua të flas për Messin pasi gjithçka bëhet jashtë proporcionit”, ka shtuar më tej ai.

Messi lidhet me një kalim te PSG, pasi nuk është i lumtur më te Barcelona dhe në verë i skadon kontrata. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Real Madridi vendos yllin e madh të Man Cityt si objektivin kryesor të verës 2025

Real Madridi vendos yllin e madh të Man Cityt si objektivin kryesor të verës 2025

Ndërkombëtare
“Ky ekip i Realit nuk është Galacticos”, Seedorf nis një debat në lidhje me ekipin aktual të Los Blancos

“Ky ekip i Realit nuk është Galacticos”, Seedorf nis një debat në lidhje me ekipin aktual të Los Blancos

La Liga
Barcelona konfirmon lëndimin e Fermin Lopez, mësohet sa kohë do të mungojë ylli spanjoll

Barcelona konfirmon lëndimin e Fermin Lopez, mësohet sa kohë do të mungojë ylli spanjoll

La Liga
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
Kalo në kategori