LAJMI I FUNDIT:

Messi dhe Ronaldo përfshihen në top 10-shen e yjeve më të mëdhenj të sportit të të gjitha kohërave, lista bëhet virale

Messi dhe Ronaldo përfshihen në top 10-shen e yjeve më të mëdhenj të sportit të të gjitha kohërave, lista bëhet virale

Lista e sportistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave po bëhet virale dhe çuditërisht dominojnë yjet e futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Messi dhe Ronaldo kanë ndarë skenën për më shumë se 15 vjet, me Luka Modric lojtarin e vetëm që ndërpreu dominimin e tyre 10-vjeçare të Topit të Artë.

Messi fitoi çmimin prestigjioz për herë të tetë në fillim të këtij muaji, duke çimentuar trashëgiminë e tij si ndoshta futbollisti më i madh në histori.


Diferenca e frikshme e pikëve të Messit me Haalandin në garën për Topin e Artë – zbulohen votat e gjithë kandidatëve
Lexo po ashtu Diferenca e frikshme e pikëve të Messit me Haalandin në garën për Topin e Artë – zbulohen votat e gjithë kandidatëve

Argjentinasi ishte kapiten i vendit të tij drejt lavdisë së Kupës së Botës në Katar dhe ka shijuar një fillim të shkëlqyer të jetës në Inter Miami, duke shënuar 10 gola në shtatë ndeshje.

Ndërkohë, Ronaldo ka refuzuar të lërë suksesin e rivalit të tij, pasi ka shënuar 15 gola në 16 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar edhe nëntë asistime të tjera.

Karriera e jashtëzakonshme e dyshes është shpërblyer me vendin e parë dhe të dytë në listën ’10 atletët më të mëdhenj’ të Pubity Sports, me Messin që del në krye të listës.

View this post on Instagram

A post shared by Pubity (@pubity)

Pjesa tjetër e top 10-ës përbëhet nga Muhammed Ali, Michael Jordan, Virat Kohli, Usain Bolt, Mike Tyson, LeBron James, Serena Williams, Michael Phelps.

Është interesante që emra të mëdhenj si Kobe Bryean, Diego Maradona dhe Pele nuk e gjejnë veten pjesë të kësaj liste. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori