Mediat në Spanjë raportojnë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi e dëshiron në skuadër mbrojtësin e Bayern Munichut, David Alaba.

Barcelona është lidere dhe në garë për të gjithë trofetë këtë sezon, por dëshiron ende të përforcojë organikën e skuadrës.


Sipas raportimeve të mediumit Diario Gol, Alaba është i zgjedhur i Messit për të transferuar te Barcelona.

Ylli argjentinas mendon se austriaku do të ndihmonte shumë në përmirësimin e mbrojtjes që vazhdon të mbetet dobësia e katalunasve.

la joie de l autrichien david alaba c auteur du troisieme but du bayern munich contre arsenal en ligue des champions le 4 novembre 2015 a munich 5458402

Liderët e La Ligas thuhet se kanë siguruar kalimin e Antoine Griezmann gjatë verës, por Messi gjithashtu kërkon që edhe Alaba t'i bashkohet klubit.

Alaba njihet si një lojtarë shumë aktiv në të dy fazat e lojës dhe për harkimet e sakta nga e majta, që shpesh përfundojnë me gol nga sulmuesit.

Austriaku do ta ndihmonte shumë Barcelonën, pasi mund të luaj pa problem edhe në rolin e mesfushorit.

Çmimi i lojtarit në njërën nga faqen e njohura është 38 milionë euro, por klubi gjerman nuk e vlerëson nën 50 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app