Real Madrid ka një krizë në qendër të mbrojtjes për momentin. Eder Militao dhe David Alaba janë të dy të lënduar, ndërsa Nacho Fernandez u përjashtua nga fusha në sekondat e fundit të fitores mbresëlënëse 3-0 të shtunën ndaj Gironas.

Nacho mori një karton të kuq për një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Portu, të cilin ai së bashku me Carlo Ancelottin dhe Florentino Perez e telefonuan pas ndeshjes dhe i kërkuan falje.


Fillmisht mendohej se ai do të humbiste vetëm ndeshjen e fundjavës së ardhshme kundër Osasunas, megjithëse tani do të humbasë edhe disa ndeshje tjera pasi iu dha një dënim i fortë nga Komiteti i Garave.

Siç raporton mediumi spanjoll “Marca”, Nacho është pezulluar me tre ndeshje, gjë që do ta bëjë atë gjitë humbasë ndeshjet kundër Sevillas (udhëtim) dhe El Clasicon e parë të sezonit në stadiumin olimpik në “Montjuic”, që është një goditje e madhe për trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti.

Lajmi i mirë për Real Madridin është se Alaba pritet të rikuperohet deri më 28 tetor atëherë edhe kur zhvillohet El Clasico.

Gjithsesi, Nacho do të kishte qenë një anëtar i vlefshëm i skuadrës për atë ndeshje, në të cilën tani do të mungojë. /Telegrafi/

telegrafi sport app