LAJMI I FUNDIT:

Mësohet favoriti kryesor për ta zëvendëuar Southgaten pas përfundimit të Euro 2024

Mësohet favoriti kryesor për ta zëvendëuar Southgaten pas përfundimit të Euro 2024

Është mësuar favoriti kryesor për ta zëvendësuar Gareth Southgate në stolin e Anglisë, vetëm një ditë pas finales së Kampionatit Evropian.

Anglia pësoi humbjen e dytë radhazi në një finale të Kampionatit Evropian, teksa mbrëmë (e diel) humbën me rezultat 2-1 ndaj Spanjës në Berlin.

Golat për Spanjën i shënuan dyshja Nico Williams dhe Mikel Oyarzabal ndërsa të vetmin gol për Anglinë e realizoi Cole Palmer.


Southgate ishte kritikuar gjerësisht për mënyrën se si e përdori ekipin e tij të talentuar, veçanërisht për faktin se kishte në dispozicion lojtarin më të mirë të Ligës Premier, Bundesligës dhe La Ligës.

Humbi finalen e dytë radhazi me Anglinë, Southgate jep një sinjal për të ardhmen e tij
Lexo po ashtu Humbi finalen e dytë radhazi me Anglinë, Southgate jep një sinjal për të ardhmen e tij

Sipas disa gazetarëve, Southgate sipas të gjitha gjasave do të ofrojë tërheqjen nga posti i përzgjedhësit pas tetë vitesh në krye të Anglisë.

Tani sipas raportimit nga mediat angleze ka tre favoritë të cilët do të konsideroheshin nga Federata e Futbollit të Anglisë për ta zëvendësuar atë.

I pari dhe favoriti për këtë stol është ish-trajneri i Brightonit dhe Chelseat, Graham Potter. 49-vjeçari ishte shkarkuar nga Chelsea në prill të vitit të kaluar pas vetëm 31 ndeshjeve në krye të “Bluve të Londrës”.

Gareht Southgate tregon se cila ishte pika e dobët në finale e Anglisë
Lexo po ashtu Gareht Southgate tregon se cila ishte pika e dobët në finale e Anglisë

Kandidati i dytë është një tjetër ish-trajner i Chelseat. Bëhet fjalë për Mauricio Pochettinon i cili momentalisht është i papunë dhe mund ta konsiderojë ofertën nga Anglia.

Dhe i treti është anglezi Eddie Howe i cili momentalisht ka drejtimin e Newcastle United. Howe njihet si një trajner me futboll atraktiv dhe kjo mund ta bëjë një opsion tërheqës për ‘Tre Luanët’./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori