LAJMI I FUNDIT:

Mësohet çmimi i Ford Focus RS 2018

Mësohet çmimi i Ford Focus RS 2018

Modeli më i ri Ford Focus RS 2018 do të kushtojë pesë mijë dollarë më shtrenjtë se sa modeli i kaluar, por vetura ia vlen të ketë këtë çmim duke pasur parasysh se ka pajisje standarde.

Tipi më i ri i veturës do të kushtojë 41.995 dollarë, përfshirë edhe destinacionin kur edicioni i limituar i saj do të arrijë këtë vjeshtë, transmeton CarsDirect.

Nëse kjo e dhënë është e saktë, pasi zyrtarë të Fordit nuk kanë dashur ta konfirmojnë çmimin, atëherë kjo paraqet ngritje prej pesë mijë dollarësh krahasuar me 2017 Focus RS, i cili kushton 36,995 dollarë, plus 875 dollarë për ta dërguar deri në destinacion, transmeton KosovaPress.


2018 Focus RS vjen me pakon standarde RS2, i cili është një opsion që kushton 2,785 dollarë për modelin aktual.

Modeli ka motor 2.3 litra me katër cilindra me 350 kuaj fuqi, me ndërrues manual prej gjashtë shpejtësive.

Ford do të prodhojë vetëm një mijë njësi të modelit 2018 Focus RS për SHBA-të dhe 500 të tjera për Kanadanë.