Meshkujt të cilët gjatë vetëkënaqësisë përdorin 'shtrëngimin', seriozisht bëjnë veprim të rrezikshëm

Fatmirësisht, ekziston zgjidhja për të gjitha problemet që “shtrëngimi“ mund t’i krijojë
Nëse nuk keni dëgjuar për “shtrëngimin e vdekjes”, kjo është plotësisht në rregull, sepse shumica nuk kanë dëgjuar, edhe pse fjala është për teknikën goxha të përhapur të masturbimit ndër meshkuj, transmeton Telegrafi.
Mirëpo jo vetëm që është e përhapur, por edhe shumë e rrezikshme.
Këtë term e ka sajuar kolumnisti i seksit, Dan Savage dhe ka të bëjë me meshkujt të cilët me rastin e masturbimit shtrëngojnë për së tepërmi penisin e tyre dhe të cilët më vonë kanë probleme të mëdha të arrijnë orgazëm me partneren.
Për shkak se e shtrëngojnë shumë fortë penisin me dorë, këta meshkuj gjatës seksit me partneren nuk janë aq të eksituar apo të stimuluar, sepse vagjina kurrë nuk do të jetë aq e fortë sa shtrëngimi me dorë.
Kur në penis keni shumë pak ndjenja, kjo mund të bëhet goxha shqetësuese, aq më parë nëse nuk dini përse është fjala.
Më e rëndësishme është që të ndryshoni mënyrën e masturbimit. Kjo është zgjidhja më e thjeshtë.
Ekspertët këshillojnë ushtrime gjatë masturbimit, duke përdorur shtrëngim të dobët dhe lubrifikante.
Është e nevojshme të fokusoheni në atë që ju pëlqen.
Edhe pse mbase në fillim do të jeni të frustruar, nuk është fjala për problemin i cili zgjidhet përnjëherë dhe është e nevojshme të keni mjaft durim që trupi të mësohet të kënaqet me intensitet më të vogël stimulimi. /Telegrafi/

































