LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt nuk e ndërrojnë frizurën pas moshës 32-vjeçare

Meshkujt nuk e ndërrojnë frizurën pas moshës 32-vjeçare

Studimi i ri ka treguar që meshkujt e gjejnë modelin e tyre ideal të flokëve vetëm në moshën 32 vjeçare, pasi që të kenë provuar pesë modele të ndryshme flokëve.

Për dallim nga ata, femra mesatarisht provojnë të paktën shtatë frizura të ndryshme para se ta gjejnë një të cilën do ta mbajnë gjatë një periudhe më të gjatë kohore.

Në mes meshkujve që kanë frizurën e njëjtë nga mosha 32 vjeçare numërohen edhe personalitet e famshme si Mick Jagger (69), David Bowie (66) dhe Rod Stewart (68), transmeton Koha.net.

Arsyet pse meshkujt nga kjo moshë i përmbahen një friuzure të njëjtë dallojnë, por kryesisht kjo ndodh për shkak të asaj që frizurën e konsiderojnë praktike (65 për qind) ose pse u pëlqen partneres së tyre (10 për qind).


Në studimin të cilin e ka kryer kompania Fudge kanë marrë pjesë dy mijë njerëz, ndërsa vëmendja është përqendruar edhe në ndikimin, të cilin tek meshkujt e kanë modelet e flokëve të personaliteteve të famshëm mashkullore dhe në modelet që nuk konsiderohen edhe aq shumë moderne.

Rezultatet tregojnë që një numër i madh i meshkujve e bën modelin e flokëve sipas shembullit të ndonjë personi të famshëm, sepse konsiderojnë që kështu do të jenë më tërheqës për femrat. Disa, 12 për qind e tyre, mendojnë edhe për ngjyrosjen e flokëve për t’u dukur e thinjur sepse kështu do të jetë në trend, ndërsa gjashtë për qind tashmë e kanë bërë këtë.

“Ekziston keqkuptim i zakonshëm që meshkujt nuk i nënshtrohen trendëve të modeleve të flokëve. Megjithatë, hulumtimi ka treguar që edhe ata bëjnë një numër të konsiderueshëm të përpjekjeve për ta gjetur frizurën e tyre ideale. Frizura tregon personalitetin tuaj dhe paraqet një nga prioritetet e meshkujve modern”, ka thënë John Vial nga kompania Fudge. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Në çift
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

Provoni këtë truk për konturimin e hundës, fare i thjeshtë dhe rezultat mahnitës

Provoni këtë truk për konturimin e hundës, fare i thjeshtë dhe rezultat mahnitës

Zbulohet sekreti i ruajtur më së miri i Shakirës – si nuk plaket?!

Zbulohet sekreti i ruajtur më së miri i Shakirës – si nuk plaket?!

Kalo në kategori