Për nevoja të studimit, një ekip shkencëtarësh ka bërë analizën e spermës të marrë nga 50 studentë të rekrutuar nga Universiteti në Valensia
Studimi më i ri ka zbuluar lidhjen midis personave të bukur dhe cilësisë së spermës – meshkujt me linja të bukura të fytyrës, me tipare mashkullore kanë spermën e cilësisë më të dobët në krahasim me meshkujt e tjerë.
“Aq sa ne dimë, ky është një demonstrim i parë i këtij fenomeni”, ka thënë bashkautori i studimit dr. Juka Kekalainen, nga Qendra e Biologjisë Evolutive e Australisë, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, hulumtuesit nuk kanë arritur të bëjnë shpjegimin për këtë zbulim, edhe pse hulumtimet e mëparshme kanë treguar që niveli lartë i testosteroneve mund të dëmtojë prodhimin e spermës.
Me atë rast, rezultatet janë në kundërshtim me teorinë mbi pjellorinë, e cila thekson që femrat kërkojnë meshkuj të bukur për shkak të asaj që pasardhësit e tyre do të mund të përfitonin nga gjenet trashëguese në formë të shëndetit më të mirë dhe inteligjencës më të lartë.
Për nevoja të studimit, ekipi i shkencëtarëve ka bërë analizën e spermës të marrë nga 50 studentë të rekrutuar nga Universiteti në Valensia. Me atë rast fotografitë e fytyrave të tyre u janë treguar meshkujve të tjerë heteroseksualë dhe femrave të moshës 20 vjeçe.
Femrat kanë qenë të obliguara të vlerësojnë fotografitë e meshkujve sikur të kërkonin partnerin potencial për lidhje afatgjatë, ndërkaq meshkujt kanë qenë të obliguar të vlerësojnë sesi i kanë menduar dhe sesi i kanë vlerësuar femrat.
Përpos vështrimit të fytyrave mashkullore dhe cilësisë së spermës, hulumtuesit gjithashtu kanë dëshiruar të dinë se a është e lidhur drejtpërdrejt cilësia e spermës me dukjen e tyre.
“Mendoj që kemi zbuluar që cilësia e spermës është e lidhur me bukurinë e mashkullit”, ka thënë Kekalainen. Mirëpo, a do të thotë kjo që femrat të cilat kërkojnë partnerë të aftë që të kujdesen për fëmijët duhet mos zgjedhim meshkuj të bukur?
Kekalainen thotë që janë të nevojshme hulumtime plotësuese të cilat do të duhej të tregonin shkakësinë dhe mekanizmat e këtij zbulimi, para se të fillojnë t’u japin këshilla femrave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren