Besfort Rrecaj
Gjatë vizitës së tij në Kosovë, zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden u shpreh qartë se “suksesi i Kosovës është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe në interes të SHBA-ve”. Në konferencën e përbashkët me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Biden u fokusua në disa pika të rëndësishme: në atë se si e sheh ai Kosovën dhe kah duhet të shkojë Kosova.
Vizita e tij, si zyrtari numër dy i Administratës amerikane, paraqet një porosi shumë të qartë për vazhdimin e interesimit amerikan ndaj Kosovës, në një kohë kur marrëdhëniet ndërkombëtare po marrin një kah tjetër, të ashpër, ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë, si dhe formave tjera të dukurive negative që lidhen me ekstremizmin fetar, terrorizmin dhe luftën hibride në vende të ndryshme. Në një situatë të tillë, kur vëmendja amerikane lidhet me menaxhimin dhe koordinimin ndërkombëtar të situatave të tilla, është vështirë për Kosovën që të merr vëmendjen të cilën e kërkon, që do të nënkuptonte fuqizimin e saj të brendshëm dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Megjithatë, Joe Biden konfirmoi se Kosova gjendet ende në agjendën shtetërore amerikane dhe në fushën e interesit të saj, duke u fokusuar në këto aspekte të rolit të shtetit të Kosovës:
KOSOVA NË PLANIN E BRENDSHËM: Kosova është një shtet i ri i cili që nga shpallja e pavarësisë ka shënuar suksese dhe ecje përpara. Në këtë kuadër, duke potencuar faktin e ardhjes së tij të shpeshtë në Kosovë, Biden pranoi arsyen se kur te kthehet nga Kosova, ai kthehet me besimin se vitet, dekadat dhe shekujt e armiqësive në rajon mund të tejkalohen dhe me besimin se përparimi është duke ndodhur dhe se e ardhmja është e Kosovës sigurt.
Duke qene një demokraci e re, Kosova përballet me problem të shumta, por sipas Bidenit, e vetmja mënyrë për të zhvilluar këtë demokraci është që të ketë zhvillim ekonomik dhe kjo arrihet përmes sundimit të ligjit. Biden la të theksohet se Kosova është duke vazhduar të përballet me korrupsion, mos transparencë, nepotizëm dhe mungesë të sundimit të ligjit. Kjo e pengon zhvillimin demokratik dhe duhet të punohet tutje nën forcimin e sistemit gjyqësor, proces i cili duhet të fillojë nga ofrimi i një infrastrukture ligjore dhe institucionale adekuate, e deri tek emërimi profesional dhe i pavarur i anëtarëve të përfshirë në sistemin gjyqësor.
Suksesi i Kosovës, sipas zëvendëspresidentit amerikan, është në interes thelbësor të SHBA-ve, andaj SHBA-të do të përkushtohen në përkrahjen e Kosovës, tani dhe në të ardhmen, varësisht nga aftësitë e Kosovës që të përballet me reforma të rëndësishme dhe të domosdoshme. Korrupsioni është kancer dhe kjo e vret prosperitetin e Kosovës. Qeveria duhet të jetë llogaridhënëse ndaj qytetarëve të saj, potencoi Biden.
KOSOVA NË PLANIN RAJONAL: Kosova duhet të tregojë aftësinë e saj që të jetë një fqinj i mirë dhe bashkëpunues me vendet e rajonit. Në veçanti, ai iu referua marrëdhënieve me Serbinë, me ç’rast potencoi faktin që duhet të vazhdohet dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve dypalëshe. Në këtë aspekt, respektimi i marrëveshjeve të lidhura deri tani duhet të jetë prioritet. Kjo është e rëndësishme për paqen dhe sigurinë rajonale, por edhe integrimin e rajonit në strukturat euroatlantike. Dialogu duhet të shihet si fillimi dhe jo fundi i kësaj marrëdhënie Kosovë-Serbi.
Nga kosovarët Joe Biden pritej që të jepte ndonjë koment edhe në lidhje me temën e demarkacionit, duke mbështetur lidershipin e treguar nga presidenti Hashim Thaçi, por i cili në fjalimin e tij më herët ishte shprehur se demarkacioni me Malin e Zi dhe formimi i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë është i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës. Mesazhi i Bidenit ishte që të ratifiohet demarkacioni, pasi që do të kishte refleksion në sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal. Kjo, në mënyrë tjetër mbështet edhe deklarimet e ambasadorit amerikan në Kosovës, Greg Delawie, që ka dhënë deri më tani. Po ashtu, ai shprehu mbështetjen për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Ndërsa, pati fjalë miradije për lidershipin kosovar për vendimet e marra deri më tani dhe këshilloi që të vazhdojnë në këtë drejtim.
KOSOVA NË PLANIN GLOBAL: SHBA e mbështet fuqishëm Kosovën për integrimet në BE dhe në NATO. SHBA e kërkon një Evropë të plotë, të lirë dhe të bashkuar dhe aty e ka vendin Kosova dhe rajoni. Është në interes të SHBA-ve që Kosova të jetë pjesë e Evropës dhe kjo nuk është se po i bën favor Kosovës, por sepse është interes i SHBA-ve. Derisa Kosova i përmbush obligimet e saja ndërkombëtare, ajo do të ketë mbështetjen e plotë të SHBA-ve dhe do të ketë të garantuar integrimin ndërkombëtar.
Kjo nënkupton zhvillimin e demokracisë, prosperitetin ekonomik, sundimin e ligjit, transparencën dhe respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Kosova ka marrë mirënjohje për masat e marra kundër ekstremizmit fetar, duke iu referuar faktit që pothuajse një vit asnjë person nga Kosova nuk i është bashkuar ISIS-it apo grupeve tjera të ngjashme terroriste. Kjo përkrahje përkthehet në ndarjen e qindra miliona dollarëve përmes programit të objektivave të mijëvjeçarit, që do të ndihmojë thelbësisht Kosovën për zhvillim ekonomik. Po ashtu, SHBA-të janë duke përkrahur ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” me qëllim të krijimit të sigurisë dhe qëndrushmërisë për nevoja energjetike të Kosovës.
KONKLUZION: Mund të thuhet se mesazhi kryesor i vizitës së sotme të zëvendëspresidentit Joe Biden në Republikën e Kosovës është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të përkrahin Kosovën në zhvillimin e një demokracie të qëndrueshme. SHBA do të vazhdojë të përkrah Kosovën në proceset e integrimit në organizatat ndërkombëtare. Kosova nuk ka mik më të madh se SHBA-të. Kosova duhet të vazhdojë të konsolidojë demokracinë e saj të brishtë për një të ardhme prosperuese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Presidenti gjerman, Steinmeier: Kurrë nuk do ta kisha besuar se do të na duhej të mbronim Ukrainën nga SHBA

Zarf i Zi në e Big Brother VIP Albania: Të gjithë banorët t’i përgatisin valixhet

Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk