“Ramazani është muaj i sakrificës njerëzore, i përkushtimit ndaj Zotit dhe i vetëkontrollit, ndaj uroj që jo vetëm ky muaj, por edhe të gjithë të tjerët që do të vijnë pastaj, të kalojnë në paqe dhe në mirëkuptimi midis të gjithë nesh në Republikën e Kosovës. Po ashtu, uroi që në këtë muaj paqja të mbretërojë kudo në botë, sepse Ramazani është muaj i mirëkuptimit dhe i dashurisë mes njerëzve pa dallim etnie, race a feje”, thuhet ndër të tjera në urimin e presidentit Sejdiu.

Me këtë rast, presidenti Sejdiu i ka shprehur falënderimet e tij më të thella dhe të popullit të Kosovës të gjitha vendeve mike anekënd botës që na ndihmuan në procesin e pavarësisë së Republikës së Kosovës – “të vendit tonë të dashur që me shekuj ka qenë një shembull i mrekullueshëm i kulturës së lartë dhe tolerancës ndërfetare”.

Muajin e shenjtë të Ramazanit besimtarëve myslimanë ua kanë uruar edhe liderët të tjerë të institucioneve dhe të partive politike në Kosovë.