LAJMI I FUNDIT:

Mesazhe të maskuara në WhatsApp, apeli i policisë: Mos kryeni asnjë veprim, ose fshijini

Mesazhe të maskuara në WhatsApp, apeli i policisë: Mos kryeni asnjë veprim, ose fshijini

Policia e Shtetit ka informuar qytetarët që të fshijnë dhe të mos kryejnë asnjë veprim kundrejt disa mesazheve që vijnë nga numra kryesisht të huaj, por edhe të personave që mund t’u jetë hakeruar WhatsApp-i.

“Policia e Shtetit apelon për ata qytetarë që kanë rënë pre e këtyre SMS-ve, të paraqiten në zyrat e Policisë së Shtetit tek strukturat e Krimit Kibernetik, pranë çdo Drejtorie Vendore të Policisë për të denoncuar rastet,  me qëllim  identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj veprimtarie të kundraligjshme”, njoftoi policia.

Uniformat blu thonë se mesazhet që vijnë kërkojnë që të votoni ose të regjistroheni në evenimente të ndryshme fiktive. Aty pretendohet se pas regjistrimeve, votuesi apo personi që klikon, do të përfitojë benefite të ndryshme.


“Mesazhet, kanë si qëllim orientimin e poseduesve të llogarive, drejt linqeve mashtruese, qëllimi final i së cilave është marrja në posedim, në mënyrë të padrejtë, të profileve në platformën e komunikimit WhatsApp të personave të mashtruar”, njoftoi policia.

Sipas hetimeve deri më tani janë evidentuar disa raste ku janë konstatuar mesazhe të maskuara në platformën e komunikimit WhatsApp./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Drejtësi
Kalo në kategori