LAJMI I FUNDIT:

Mes lotësh e dhimbjes i jepet lamtumira e fundit Arian Dacit

Mes lotësh e dhimbjes i jepet lamtumira e fundit Arian Dacit

Qindra qytetarë, familjarë, miq e përfaqësues institucionesh, kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, i cili humbi jetën të shtunëm nga një ortek i borës gjatë skijimit në Brezovicë.

Varrimi i zëvendësministrit Arian Daci, që ishte djali i vetëm i Nexhat Dacit – Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, u bë në varrezat e qytetit në “Arbëri”.


Sot gjatë ditës janë mbajtur homazhe dhe mbledhje komemorative për të nderuar Dacin

Për të nderuar figurën e zëvendësministrit Daci, shumë qytetarë dhe udhëheqës institucionesh shtetërore, deputetë dhe personalitete të tjera publike kanë bërë homazhe pranë arkivolit të të ndjerit në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, nën patronazhin e kryeministrit Ramush Hardianaj, për Dacin u mbajt mbledhje komemorative në Teatrin Kombëtar, shkruan Telegrafi.

Në këtë mbledhje, kryeministri Haradinaj tha se vdekjen e Dacit “Qeveria ka humbur një zyrtar të zellshëm, Prishtina e humbi një djalë të ri një qytetarë shembullor. Ariani e ka dashur këtë vend dhe i ka shërbyer me devotshmëri”.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, tha se lajmi për ndarjen e tij nga jeta, është tronditës.

Ndërsa, Edmond Ademi, ministër i Diasporës në Maqedoni, tha se është vështirë të gjejë fjalët e duhura në këso raste.

Haradinaj: Ariani u nda nga ne në bardhësinë e borës
Lexo po ashtu Haradinaj: Ariani u nda nga ne në bardhësinë e borës

Arian Daci, 40-vjeçar, djali i vetëm i Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka vdekur të shtunën në Brezovicë, pas një incidenti që kishte pasur me një ortek bore, gjatë skijimit atje. Ai la pas vetës gruan dhe dy fëmijë.

Djali i Nexhat Dacit, Ariani është viktima e ortekut në Brezovicë
Lexo po ashtu Djali i Nexhat Dacit, Ariani është viktima e ortekut në Brezovicë

Ariani ishte i apasionuar pas skijimit derisa ishte pjesë e organizimeve të tilla në këtë fushë. Daci ishte Zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike derisa pas vetes ka lënë dy fëmijë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori