Merret vendim ndaj Dalibor Spasiq, dënohet me gjobë në vlerë prej 10 mijë euro për sulmin ndaj një gazetari në veri

Gjykata Themelore Mitrovicë i ka shqiptuar dënim me gjobë Dalibor Spasiq për sulm ndaj gazetarit të RTV 21, Burim Zariqi.
Në një përgjigje për Telegrafin udhëheqëse e zyrës për informim dhe komunikim me media, Hateme Haxhaj-Haziri ka bërë të ditur se gjoba e shqiptuar ndaj Spasiqit është 10 mijë euro.
“Sot më 13.02.2024 nga ora 09:30 është bërë shpallja e Aktgjykimit për të pandehurin D.S, për shkak të veprave penale: sulmi nga neni 184 par. 3 nën par. 3.1 të KPRK-së, dhe pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm nga neni 404 par. 1 sipas KPRK – së, me të cilën është aprovuar marrëveshja mbi pranimin e fajësisë e parashtruar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm.
Në bazë të kësaj marrëveshje të pandehurit D.S iu është shqiptuar dënim unik me gjobë në vlerë prej dhjetë mijë (10.000) euro”, ka thënë ajo.
Tutje në përgjigjen e Haxhaj-Hazirit për lartësinë e dënimit, i pandehuri është pajtuar paraprakisht, në marrëveshjen e arritur. /Telegrafi/


















































