LAJMI I FUNDIT:

I merret mandati deputetit ukrainas që shkoi për pushime në Maldive gjatë luftës me Rusinë

I merret mandati deputetit ukrainas që shkoi për pushime në Maldive gjatë luftës me Rusinë

Parlamenti i Ukrainës i hoqi autoritetin e përfaqësuesit të popullit deputetit Yuri Aristov, i cili shkoi për pushime në Maldive.

Sipas Jaroslav Zeleznjak, përfaqësues nga Holos, 320 parlamentarë votuan për t’i hequr kompetencat parlamentare Aristosit.

Momenti kur helikopteri rus shpërthen dhe rrëzohet në tokë 'pasi u godit nga një raketë e prodhimit britanik' mbi Ukrainë
Lexo po ashtu Momenti kur helikopteri rus shpërthen dhe rrëzohet në tokë 'pasi u godit nga një raketë e prodhimit britanik' mbi Ukrainë

Ky i fundit, deputet nga radhët e partisë së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, “Shërbëtori i Popullit”, u pa në mes të korrikut në hotelin me pesë yje “Waldorf Astoria Maldives” në Maldive.


Pas kësaj, partia nisi hetime të brendshme, duke kërkuar dokumentacion për udhëtimet zyrtare të deputetëve, raporton kyivpost.

Shërbimi ukrainas i Sigurisë gjithashtu kishte nisur një hetim penal kundër Aristovit bazuar në ligjin për falsifikimin e dokumenteve.

Sipas agjencisë, dokumentet e udhëtimit përmbanin informacione të rreme për datën, qëllimin dhe vendin e nisjes. Në banesën e përfaqësuesit u krye një kontroll, gjatë të cilit u gjet një pasaportë me vulë të shtetit të Maldives.

Brenda spitalit në Ukrainë i cili gjatë ditës punon si një spital normal - por natën trajton ushtarët e plagosur
Lexo po ashtu Brenda spitalit në Ukrainë i cili gjatë ditës punon si një spital normal - por natën trajton ushtarët e plagosur

Në janar të vitit 2023, Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Ukrainës ndaloi zyrtarët të udhëtojnë jashtë vendit.

Sipas vendimit të Këshillit për Sigurinë Kombëtare dhe Mbrojtjen, gjatë periudhës së mobilizimit dhe gjendjes së jashtëzakonshme, nëpunësit civilë mund të udhëtojnë jashtë shtetit ukrainas vetëm në udhëtime zyrtare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kalo në kategori