Cheryl është e thyer për vdekjen e ish-partnerit të saj, Liam Payne, dhe po pajtohet me faktin se djali i saj shtatëvjeçar Bear nuk do ta shohë më kurrë babanë e tij.

Këngëtarja, 41 vjeçe, mori pjesë në funeralin e Liam në Kishën e Shën Marisë në Amersham, Buckinghamshire të mërkurën, ku u mbështet nga yjet e grupit “Girls Aloud”, Nicola Roberts dhe Kimberley Walsh.


Funerali i Liam ishte 'dita më e vështirë e jetës së Cheryl' pasi familja e tij lexoi shumë gjëra personale gjatë ceremonisë së varrimit.

Screenshot 36 9 Foto: Daily Mail

“Humbja e Liam është ende e paimagjinueshme”, tha një burim që ishte pjesë e funeralit.

“Shkrimet gjatë ceremonisë ishin tepër personale dhe përshkruanin se si ishte vërtet Liam”.

Screenshot 37 7 Foto: Daily Mail

Cheryl eci pas arkivolit, ku morën pjesë anëtarë të familjes dhe një mori yjesh nga bota e muzikës dhe sportit.

Pjesë qenë edhe: Harry Styles, Louis Tomlinson, Zayn Malik dhe Niall Horan - miqtë e ngushtë nga grupi “One Direction”. /Telegrafi/

Screenshot 38 10 Foto: Getty Images

Screenshot 39 5 Liam me të birin