LAJMI I FUNDIT:

Mercedes teston modelin elektrik EQC (Video)

Mercedes teston modelin elektrik EQC (Video)

Ky Mercedes, nuk pritet të ndalet në temperatura të ulëta sikurse iPhone

Derisa tërë dashamirët e makinave, i kanë sytë nga Geneva Motor Show 2018,inxhinierët nga Mercedes shfrytëzuan rastin, që të testojnë në fshehtësi SUV-in e ri elektrik, transmeton Telegrafi. Modeli EQC, ka lëvizur pa problem nëpër borën e dendur të një pjese malore të Suedisë, teksa temperatura kishte zbritur në – 35 gradë Celsius. Bora ishte shumë e madhe, kishte akull, ujq dhe ura.


Ky model, për herë të parë ishte prezantuar si pjesë e Generation EQ, me nga një motor në secilin bosht, gjë që i mundëson që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, ta kapë brenda pesë sekondave. Me një mbushje të vetme, është premtuar se mund t’i kalojë 480 kilometra, gjë që është shumë më shumë se Jaguar I-Pace që pritet të lëvizë për 386 kilometra me një mbushje. Presion më të madh në këtë aspekt, e ka me Tesla Model X, që i vjen afër me 465 kilometra me një mbushje.

Megjithëse ka platformë ekskluzive, ngjanë shumë me GLC, teksa shtresa e kamuflazhit nuk ia fshehë ngjashmëritë që ka me modelet tjera nga Generation EQ dhe konceptet EQ A. Videoja e shfaqë atë teksa testohet në borë, anën argëtuese që e sjellë EQC, si dhe rrëshqitjen nëpër liqenin e ngrirë… është mirë të rrëshqasësh në hapësirë të bollshme, por sa argëtim do të ofronte, pritja në kolonë për dy orë. /Telegrafi/