LAJMI I FUNDIT:

Mercedes prezanton gjatë fundjavës një edicion të ri nga linja AMG (Foto)

Mercedes prezanton gjatë fundjavës një edicion të ri nga linja AMG (Foto)

Modeli më i ri nga AMG që lansohet gjatë fundjavës, do të ketë fuqi dhe aerodinamikë të lartë

Pasardhësi i Mercedes-AMG GT , do të jetë ndër më të fuqsihmit nga kjo linjë e prodhimit të Mercedes, transmeton Telegrafi.

Eksterieri i AMG GT 63 S Edition 1 do ta përfshijë Aerodynamics Package, por me grillin e ndarë dhe hapje shumë më të mëdha për ajrin.


Kjo pako standarde i mundëson shoferit të manovrojë me aerodinamikën, nëpërmjet hapjeve të përparme dhe krahut të pasmë, për t’i dhënë formën e dëshiruar të lëvizjes.

Linjat e dyerve, paneleve dhe kulmit kanë përfundime të lehta me ngjyrë gri. Derisa metalet e rrotave me 21-inch, janë me përfundime mat, që kombinohen shumë me pjesën e jashtme.

Brenda këtij AMG, janë karriget e lëkurës me ngjyrë të verdhë dhe zi. Të njëjtat nuanca janë aplikuar edhe në pjesën e përparme, si dhe në brendësinë e derës.

Nën kapak, pritet ta ketë motorin më të fuqishëm se sa AMG-të tjerë, me 4.0-litra V8 që prodhon 630 kuajfuqi. Fuqia dërgohet në të katër rrotat përmes sistemit 4Matic, ndërsa ndihmohet prej nëntë shpejtësive automatike.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e arrin për 3.1-sekonda, ndërsa zë shpejtësi maksimale prej 315 kilometrave në orë.

Premierën botërore, Mercedes-AMG GT 63 S Edition 1 do ta ketë në ADAC Zurich 24 Hour Race që zhvillohet gjatë kësaj fundjave në Nurburgring të Gjermanisë. /Telegrafi/