Mënyra tibetane e edukimit kërkon që fëmijën ta trajtoni si mbret, prandaj vetëm ky dënim lejohet
Shumica e shkathtësive tibetane konsiderohen të dobishme në edukimin komplet dhe të pavarur të personit dhe konsiderohen që mjaft mund të mësohet nga ky popull i mençur
Rregulli themelor është që fëmijën nuk bën ta përbuzni as ta dënoni, sepse disa prindër fëmijët i rrahin vetëm për shkak që ai nuk mund t’u kundërvihet.
Periudha e parë zgjat deri në moshën pesëvjeçare
Tibetanit theksojnë që ndaj fëmijës duhet pasur qëndrim si ndaj mbretit dhe asgjë nuk duhet ndaluar.
Nëse fillon të bëjë diçka të rrezikshme, përpiquni që të dukeni dhe të tingëlloni të frikësuar, sepse fëmija këtë në mënyrë përsosur e kupton drejt, transmeton Telegrafi.
Periudha e dytë zgjat nga mosha pesë deri në dhjetë vjeç
Në këtë periudhë ndaj fëmijës duhet të keni qëndrim “si ndaj mallit” dhe është e nevojshme t’i jepni detyra dhe të prisni që ato t’i përfundojë. Mund ta ndëshkoni për mossukses, mirëpo jo fizikisht.
Tibetanët theksojnë që në këtë periudhë posaçërisht zhvillohet intelekti. Mos ngurroni që ta mbushni me dije në këtë periudhë të jetës.
Periudha e tretë zgjat nga mosha dhjetë deri në 15 vjeç
Kur fëmija të hyjë në decenien e dytë të jetës së tij, ndaj tij mbani qëndrim të njëjtë si ndaj vetes. Këshillohuni me të për çështje të rëndësishme, nxiteni dhe inkurajojeni pavarësinë e tij.
Nëse diçka nuk ju pëlqen, orientohuni në pasojat negative dhe përpiquni që të shmangni ndalesat direkte. Në këtë periudhë të jetës posaçërisht formohen pavarësia dhe mendimi i pavarur.
Periudha e fundit vjen pas moshës 15-vjeçare
Tanimë është vonë për edukim të mëtejshëm dhe rekomandohet që vetëm të mblidhni frytet e punës suaj. Respektoni fëmijën tuaj dhe dëgjoni se çfarë ju thotë. Pasojat e mosrespektimit të këtyre rregullave janë të shumta.
Nëse e pengoni fëmijën tuaj para moshës pesëvjeçare do të mund t’ia ngufatni aktivitetin, interesin për jetë, iniciativat dhe intelektin. Ai pa kundërshtuar dhe pa u menduar do t’i bindet forcës së vrazhdë dhe do të jetë cak i lehtë i të gjithë dhunuesve.
Nëse vazhdoni që përherë t’ia plotësoni dëshirat pas moshës pesëvjeçare, fëmija do të mbetet infantil dhe i paaftë për punë apo për çfarëdo forme të përpjekjeve shpirtërore.
Nëse vazhdoni që përherë ta mbroni pas moshës dhjetëvjeçare, do të edukoni fëmijë të pasigurt i cili do të jetë i varur nga miqtë e pavarur të cilët tek ai nuk është e thënë që patjetër të bëjnë ndikim të mirë.
Nëse nuk do ta respektoni pas moshës 15-vjeçare, ai kurrë nuk do t’jua falë dhe do të ikë nga shtëpia sapo t’i jepet rasti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Kështu duhet ta joshni një mashkull në takimin e parë!
Moda në pranverë vjen me motive etnike
Arsyet dhe sjellja e femrave që tradhtojnë
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin