Nëse rregullisht hani peshk të zier apo të pjekur në skarë, mund të mbroheni nga pamjaftueshmëria e zemrës. Mirëpo nëse e preferoni atë të fërguar, atëherë efekti është i kundërt.
Peshku i pasuruar me acide omega-3-yndyrore, për shkak të bollëkut të këtij acidi mund të ruajë zemrën, zvogëlojë rrezikun nga sulmi në zemër, mund të ndihmojë në parandalimin e degjenerimit senil makular të syrit (shkaku më i shpeshtë i verbërimit te personat në moshë), zvogëlon nivelin e triglicerideve dhe gjithashtu mesatarisht ul shtypjen e gjakut.
Mirëpo, nuk do të ketë asnjë dobi nëse peshkun nuk e përgatitni në mënyrë të duhur, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët pranë Fakultetit të Mjekësisë në Northwestern, kanë analizuar shprehitë ushqyese te 84.500 femra, të cilat kanë kaluar menopauzën.
Ato të cilat kanë ngrënë më shumë peshk të pjekur (pesë porcione në javë) kanë pasur 30 për qind rrezik më të ulët nga pamjaftueshmëria e zemrës, në krahasim me pacientet të cilat kanë ngrënë peshk pothuajse një herë në javë.
Ndërkaq, vetëm një porcion i peshkut të fërguar në javë, ka ngritur rrezikun për pamjaftueshmëri të zemrës në 48 për qind.
“Nuk ishte secili peshk i njëjtë, ndërsa është shumë e rëndësishme mënyra e përgatitjes. Kur e fërgoni peshkun, jo vetëm që do të humbni shumë të mira, mirëpo do t’i shtoni disa substanca gjatë zierjes të cilat janë të dëmshme”, ka paralajmëruar Dr. Donald Lloyd-Jones, udhëheqës i studimit.
Kërkimet e mëparshme kanë treguar se peshku i fërguar rrit sasinë e trans-yndyrave, të cilat ndërlidhet me rrezikun nga sëmundjeve të zemrës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë