Mendoni që ky ushqim është i shëndetshëm? Kur të dëgjoni çfarë ka në të, më nuk do ta hani

Ngjyrat artificiale janë shumë të dëmshme dhe njerëzit mendojnë që po ia arrijnë t’u shmangen. Megjithatë, nuk është kështu, sepse atë ngjyrë përmbajnë edhe ushqimet e shëndetshme
Kohëve të fundit gjithnjë e më shumë njerëz i kushtojnë kujdes ushqimit të shëndetshëm, me siguri edhe ju bëni pjesë ndër ta.
Sado e frikshme të duket, në fakt, ajo që nuk e dini është që edhe ushqimet e shëndetshme mund të përmbajnë ngjyra artificiale. Më poshtë, po iu sjellim një listë me disa prej këtyre ushqimeve që mendojmë se janë të shëndetshme, por në fakt nuk janë…
Kjo është lista e artikujve ushqimorë në të cilën shtohen ngjyrat artificiale, transmeton Telegrafi.
Salmoni i tymosur
Ngjyra e zjarrtë rozë, me të cilën njihet salmoni, nuk është gjithmonë natyrale. Ka prodhues të cilët përdorin kombinimin e ngjyrës së kaltër, të verdhë dhe të kuqe në prodhimet e veta të mishit të peshkut, në mënyrë që filetat të duken më atraktive.
Drithërat
Në këtë rast nuk bëhet fjalë vetëm për drithëra të larmë të cilat u dedikohen fëmijëve. Gjurmët e ngjyrës së kaltër dhe të kuqe janë gjetur madje edhe në këto prodhime nga drithërat e plota për të rriturit.
Sigurisht që tërshëra është e shëndetshme, por fakti trishtues është se shumica e produkteve ‘granola’ kanë të shtuar mjaltë, fruta të thata, çokollatë, patate të skuqura me gjalpë kikiriku dhe madje edhe pluhur kosi.
Jogurti i pemëve
Jo vetëm që jogurtët e i pemëve shpesh kanë më shumë sheqer se një simite, por zakonisht janë të ngjyrosur me ngjyra artificiale. Disa lloje frutash kanë po aq kalori dhe yndyrë sa edhe një çantë me patatina.
Sapo “t’ia hiqni maskën” do të zbuloni se “fruti” është thjesht i koncentruar apo i zhytur me sheqer misri plot fruktozë dhe sheqerna të tjerë.
Salcat për sallatë
Madje, edhe salcat të cilat kanë ngjyrë të bardhë shpesh përmbajnë sasi të caktuar të ngjyrave artificiale. Kjo pothuajse ka të bëjë me variantet me shije pemësh.
Lëngje frutash të parapërgatitur
Këto lloj lëngjesh në shishe kanë po aq kalori sa një hamburger dhe më shumë sheqer! Shumica e lëngjeve kremoze të frutave nuk përdorin frutat e plotë, por vetëm lëngun e tyre.
Zakonisht në këto lloj lëngjesh përdoren ngjyra artificiale, ëmbëlsues të shtuar dhe shurup misri me shumë fruktozë.
Kastravecët turshi
Përse kastravecët të cilët në shtëpi i bëni turshi kurrë nuk duken si ata që i blini në dyqane? Për shkak që shpesh u shtohet ngjyra, në mënyrë që të duken sa më të gjelbër.
Patatinat prej perimeve
Nëse i blini të paketuara, duhet ta dini se më shumë se sa për perime bëhet fjalë për perime të ngjyrosura. Ato zakonisht përmbajnë të njëjtën sasi të yndyrës dhe kripës si patatinat e zakonshme.
Nëse blini këto lloj patatinash, kini kujdes të merrni ato që kanë të listuar në etiketë perimet si përbërës të parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës