LAJMI I FUNDIT:

MENDJELEHTË

MENDJELEHTË

Poezi nga: Noam Horev
Përktheu: Felicita Jakoel

Këtë vit i uroj vetes time që të jem një nga ata që bëjnë gabime

U solla me kujdes për një kohë te gjatë,
në vend që të kullufisja jetën
u kënaqa veç me një kafshatë.


Pata frikë të kërceja lart se nuk kisha “sigurancë”
Të gjitha ëndrrat më mbetën të mbyllura në çantë.

E pata të vështirë të eci ndaj mbeta në një vend
Pjesën më të madhe të kohës
u ngula në një kënd

Shtyja për nesër ç’ka mund të bëja sot
I bindesha vetëm vazit në vend të humbisja nëpër botë.

Pata frikë të shfryhesha, pata frikë të isha i shëndoshe
Druhesha të ndotja duart e mia me lot.

Ishte krejt çmenduri por më në fund kuptova
Çastet e mia më të bukura qenë pikërisht kur unë gaboja

Erdhi koha që fëmijën e frikësuar ta lë mënjanë
Se i kam dhënë e po i jap një tjetër shans.

Sasinë e loëeve që secilit i përket – na e dha ky Zot
E unë sasinë time e harxhova kot më kot

Pra vitin që vjen
unë dua të jem
Një nga ata qe bëjnë gabime
Që turren drejt e në zjarr
Premtoj se do te jem i zgjuar mjaft
Që të jem mendjelehtë e të jem i marrë

Në trend Kultura

Më shumë
MOS U DORËZO KURRË

MOS U DORËZO KURRË

Poezi
Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjala+
Në nder të Sylvia Plathit

Në nder të Sylvia Plathit

Analiza
Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Kulture
HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

Fjala+
PAS VDEKJES SIME

PAS VDEKJES SIME

Poezi
Kalo në kategori