MENDIM VJESHTE

Ada Negri (1870-1945)
Poezi nga: Ada Negri
Përktheu: Anton Papleka
O Zot, bëmë si gjethet e vidhit që janë duke vdekur,
Që i shoh sesi fërgëllojnë dhe sesi qenkan mekur
Atje në degën më të lartë, në diell, këtë ditë.
Ato nuk dridhen nga hidhërimi kaq fort dielli po ndrit!
Me një fluturim të qetë shkoqen nga dega ku rrojtën,
Dhe zbresin poshtë ngadalë për t’u bashkuar me tokën.
Te dita që po vdes, me dritat e mbrame që mpaken,
Zemra të gatshme për blatim, i sheh sesi përflaken.
Agonia e tyre është një agim i bardhë që lë pas një natë.
Të mund të shkëputesha edhe unë nga dega më e lartë
E jetës sime, o Zot, pa u ankuar, pa lot në sy
Si ato, me qenien time të mbushur me diell e me Ty.
Nga
Telegrafi
11/02/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































