LAJMI I FUNDIT:

Menaxheri i Shqipërisë, Alban Bushi: Të lumtur për Kosovën, nuk ikin tjerë (Video)

Menaxheri i Shqipërisë, Alban Bushi: Të lumtur për Kosovën, nuk ikin tjerë (Video)

Largimi i futbollistëve me origjinë kosovare nga Kombëtarja shqiptare duket se do të ndalet te Valdet Rama.

Menaxheri i përfaqësueses “Kuqezi” Alban Bushi pohon se grupi i futbollistëve që përfaqësoi Shqipërinë në Euro 2016 do të jetë i gatshëm edhe për eliminatoret e botërorit Rusi 2018.

“Jemi në kontakt me ta, i kemi dërguar ftesa për grumbullim. Edhe ata”, thotë Bushi.


Nga të gjithë emrat e larguar deri tani, Bushi veçon Valdet Ramën dhe Alban Mehën si dy lojtarë që kanë kontribuar për ngjyrat “Kuqezi”, por shton se vendimi i tyre duhet respektuar.

“Të dy kanë kontribuar, por ne kemi krijuar një grup prej 40-50 lojtarësh dhe mungesa e tyre nuk do të ndihet aspak në Kombëtare. Rashica dhe Shala janë lojtarë të mirë me prespektive. Por duhet respektuar vendimi i tyre dhe të na bëhet qejfi se edhe Kosova është pjesë e kombit tonë”, shton ai.

Në miqësoren e fundit të gushtit kundër Marokut, trajneri De BiaSi pritet të rikthejë në skuadër Jahmir Hykën dhe Rei Manajn.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse lojtari i Schalkes, Dionis Avdiaj do të jetë kontingjent “Kuqezi” që në këtë ndeshje apo do të grumbullohet më vonë nga tekniku italian.

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori