Memphis Depay i befasoi fansat me pamjen e tij, shumë e krahasuan me basketbollistin Allen Iverson
Në Hamburg u zhvillua ndeshja e parë e programit të sotëm të Kampionatit Evropian, ku takohen Holanda mposhti Poloninë me rezultat 2-1, por vëmendjen e tifozëve e tërhoqi Memphis Depay.
Depay doli në fushë me një shirit në kokë, gjë që është një dukuri shumë e rrallë në futboll, të cilën pothuajse nuk e kemi parë në njëzet vitet e fundit.
Bëhet fjalë për një shirit të personalizuar me numrin 10 të shkruar, si dhe një mbishkrim në të.
Në njërën pjesë të shiriti ishte slogani i kompanisë Nike, ku shkruhet "Kujt ia ndien".
Fansat tashmë kanë filluar të krahasojnë Depayn me Allen Iverson, basketbollistin legjendar që e ka mbajtur shirit si shumë lojtarë të tjerë në këtë sport.
Depay për pamje ishte 'top' në këtë ndeshje, por paraqitja e tij në fushë ishte e dobët.
Holandezi aktualisht është lojtar i Atletico Madridit, ndërsa në karrierën e tij të pasur ka luajtur edhe për PSV, Manchester United, Lyon dhe Barcelona. /Telegrafi/






























